E Shtunë, 31 Tetor 2026

Sezoni veror, dyndje te aplikimeve per dokumente

Celja e sezonit veror dhe ardhja e emigranteve ne Shqiperi per pushimet verore, ka sjelle radhe jo te pakta ne zyrat e aplikimit per pasaporta biometrike si dhe te kartave te identitetit. Qe ne oret e para te mengjesit, jo vetem ne kryeqytet por edhe ne rrethe te ndryshme te vendit, dhe vecanerisht ne Gjirokaster, jane vene re radha te medha te emigranteve te cilet shfrytezojne ditet e pushimit per tu pajisur me dokumentet e reja te identitetit. Fluksi i madh vjen edhe nga afrimi gjithnje e me shume i afatit per daljen jashte perdorimi te pasaportave aktuale shqiptare. Ministri i Brendshem, Lulezim Basha, jo pak here ka perseritur se vitin e ardhshem, pasaportat aktuale do te dalin jashte sherbimi dhe ne funksion do te jene vetem ato biometrike. Ndonese nuk ka dhene nje date, Basha e ka bere publik kete qendrim, si pasoje e pritjes se liberalizimit te shpejte te vizave.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›