E Diel, 1 Nëntor 2026

LSI, Meta: Asnjë konfuzion në opozitë. Berisha kur të ikë, të marrë karrigen me vete

TIRANE-Kryetari i Lëvizjes Socialiste për Integrim, Ilir Meta vlerësoi sot se nuk ekziston asnjë konfuzion në kampin opozitar.

“Nuk ka asnjë konfuzion në kampin opozitar, përkundrazi gjithçka ecën në sintoni të plotë”, tha Meta duke iu përgjigjur kështu reagimeve që u bënë pas deklaratës së Naços në Berat, ku theksua që, kreu i LSI duhet të bëhet kryeministër.

Në një konferencë për shtyp, Meta i është përgjigjur deklaratës së Berishës për karrigen e kryeministrit dhe asaj që Gjinushi ka thënë në intervistën e dhënë për të përditshmen ‘Panorama’, që theksoi se më mirë Berisha, se kreu i LSI kryeministër.

“Sot opozita synon të arrijë 80 mandate në shkallë vendi dhe të fitojë me diferencë 200 mijë vota që është plotësisht e mundshme. Për çështjen në fjalë përgjigja më e mirë është e zgjidhur, e zgjidh kushtetuta, vota e shqiptarëve. Për premtimin e doktorit se unë s’ia marr dot karrigen dhe ai se lëshon dot, propozoj kompromis tjetër, ai nuk ka ca bën do e lëshojë zyrën se do e respektojë vullnetin e sovranit, por karrigen ta marrë me vete në shtëpi, apo PD, si ka bërë edhe idhulli i tij Les Walesa, kur humbi zgjedhjet”,- tha Meta.

Ndërkohë në përgjigje të Gjinushit, Meta nuk ka bërë shumë komente duke deklaruar: “Nëse Gjinushi do ketë ndonjë shqetësim për këtë çështje ne do angazhohemi si LSI për shpenzimet për ndonjë karrige tjetër”,- tha ai.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›