Durrës, sekuestrohen në port 8 kg heroinë, arrestohet 43-vjeçari
DURRES - Rreth 8 kg heroinë janë sekuestruar sot në pikën e kalimit kufitar të portit të Durrësit. Mësohet se operacioni është kryer mbrëmjen e djeshme, pak para mesnatës, ndërsa në pranga ka përfunduar 43-vjeçari Ardian Rustemi, banues në fshatin Shtoi i Ri në Shkodër.
Sipas policisë së qytetit bregdetar, sasia e heroinës ishte fshehur në makinën tip "Peugeot", me targa AP921PL, që drejtohej nga 43-vjeçari. Droga ishte fshehur në dyshemenë e makinës, e ndarë në 14 pako të mbështjella me ngjitës celefon transparent.
Po sipas policisë, droga kishte për destinacion Italinë, ndërsa krahas saj u gjeten dhe sekuestruan në cilësinë e provave materiale edhe 120 euro, dy aparate telefonike celulare, 2 karta sim si dhe automjeti tip "Peugeot".
(er.nu/news24/BalkanWeb)