E Diel, 1 Nëntor 2026

Berisha: Nisim një epokë të re për Tiranën. Rama qaraman, shpërdoroi fondet e Bashkisë

TIRANE – Qeveria përcakton autoritetin kontraktues për zbatimin e projekteve të rëndësishme për kryeqytetin, siç është Bulevardi verior i Tiranës, transferimi i stacionit të trenit dhe ndërtimi i terminalit të trenit të pasagjerëve.

Gjatë fjalës së tij në mbledhjen e Këshillit të Ministrave, kryeministri Berisha tha se me këtë vendim qeveria hap siparin e transformimeve të mëdha për Tiranën. Kryeministri vlerësoi bashkëpunimin e ekzekutivit me Bashkinë e Tiranës, ndërsa theksoi se zbatimi i këtyre projekteve mund të konsiderohet si fillimi i një epoke të re për kryeqytetin.

“Në një hark kohor ndër më të shkurtërit bashkëpunimi Bashki e Tiranës me qeverinë, fryma e bashkëpunimit, bëri të mundur hapjen e projekteve të cilat firmosin Tiranën e shekullit të 21. Për hir të së vërtetës duhet të themi se projekti i bulevardit është merita e atij urbanisti të madh që projektoi Tiranën, por që u arkivua për dekada nga regjimi komunist dhe për11 vite nga ish-kryetari i Bashkisë së Tiranës, i cili ka përfunduar tani, çtë të them, të vjen keq. Fillon një epokë e re për Tiranën. Me këto 3 projekte të mëdha gjysma e paralizuar e Tiranës merr jetë. Kjo është një gjë shumë e madhe, kjo është një shprese.”- u shpreh Berisha. 

Shefi i qeverisë akuzoi kryetarin e opozitës për shpërdorimin e fondeve gjatë kohës që ishte në krye të Bashkisë së Tiranës. Sipas Berishës, Rama i shndërroi fondet e bashkisë në rroga për administratën e tij të zgjeruar, ndërsa siç tha ai, la rrugët e Tiranës në baltë.

“Tek e dëgjoja kur thoshte qeveria nuk më ndihmonte, një qaraman, s’po them fjalë tjetër se ju kuptoni. Në një kohe kur qeveria jo që po e ndihmonte, por qeveria mori kredi sovrane për unazën e kryeqytetit. Qaramani u ankohej qytetarëve, qeveria s’më dha fonde. Unë informoj qytetaret se qeveria i dha 3 herë më shumë fonde se qeveria e tij. Këtë e bëmë për Tiranën. Po ku shkuam fondet? Fondet u përdorën për shndërrimin e Bashkisë në sipërmarrjen e partisë. Fondet u shndërruan ne rroga, u punësuan 5 mije persona. Rrugët nuk u ndërtuan. E dorëzoi Bashkinë me 250 km rrugë dhe rrugica baltë”- vijoi kryeministri.

(er.nu/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›