E Diel, 1 Nëntor 2026

Invalidët çelin fushatën, Rama: Populli sot, si një njeri në karrocë me rrota

pak-ramaTiranë- Partia e Personave me Aftësi të Kufizuar ka çelur sot fushatën e saj elektorale, në të cilën mbajti një fjalim edhe kreu i opozitës Edi Rama.

Rama duke sjellë në kujtesë fjalën e një invalidi tha se Shqipëria ngjan sot me një njeri të ulur në karrocë, që siç tha ai lufton me mish e shpirt për tia dalë e për të ecur sërish.

Populli shqiptar është soyti ulur në karrocë për shkak të mungesës së një qeverie që ti japë mundësi të vrapojë drejt së ardhmes i lirë dhe i barabartë si gjithë popujt e Evropës,- tha Rama.

Rama kuzoi qeverinë Berisha që nuk është konsultuar me personat PPAK, mbi vendime të rëndësishme.

Do kthejmë në fuqi ligjin që asnjë vendim rreth jush nuk do merret pa ju, pa ju dëgjuar, konsultuar dhe pa bashkëbiseduar me ju,- premtoi Rama.

Ndërkohë përfaqësues të PPAK-ut gjatë fjalës së tyre kanë bërë apel që edhe pse jeta nuk u bëri siç duhet të ishin, ti votojnë për të patur zërin e tyre në parlament.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›