Energjia, Dollapi: Humbjet nga 52%, në prill kanë rënë në 39%
TIRANE - Administratori i “CEZ Shpërndarje”, Sahit Dollapi bën të ditur se humbjet e energjisë në rrjetin e shpërndarjes kanë rënë në 39%, nga 52% që ishin më parë. Duke iu referuar një raporti të fundit të publikuar nga Enti Rregullator i Energjisë, Dollapi tha se, ai analizon të gjithë performancën e treguesve të CEZ-it. Sipas raportit, evidentoi Dollapi, vihet re një përmirësim i dukshëm i të gjithë treguesve.
"Nëse në muajin janar arkëtimet llogariteshin 52 % në fund të tremujorit të parë, arkëtimet llogariten mbi 80 %". Sa i takon humbjeve në rrjet, ato kanë rënë nga 51.2 % në 39 % në fund të tremujorit të parë”,- deklaroi ai.
Administratori i “CEZ” shprehu vendosmërinë e tij për tu ndërprerë energjinë të gjithë konsumatorëve që nuk kanë paguar faturat, ndërsa siguroi se në asnjë rast nuk do të ketë ndërprerje kolektive. Gjithashtu ai theksoi se do të priten të gjitha lidhjet e paligjshme në të gjithë vendin.
Këto deklarata, zoti Dollapi i bëri gjatë inspektimit të punimeve për sistemimin e linjës 6 kv në qendër të Tiranës, investim ky prej 30 milionë lekësh. Ai tha se, përveç rehabilitimit të linjës, po kryhen edhe shkëputjet nga rrjeti i lidhjeve të paligjshme.
"Kjo linjë ka mbi 50 vite që është ndërtuar dhe në 4 vitet e fundit nuk është ndërhyrë asnjëherë për sistemimin dhe pastrimin e saj nga lidhjet e paligjshme", - deklaroi Dollapi për mediat.
(er.nu/BalkanWeb)