LSI, Meta: Të fillojë puna për hartimin e reformës zgjedhore

Lëvizja Socialiste për Integrimi i bënë sërish thirrje partive politike për të nisur puna sa më parë për Reformën Zgjedhore. Gjatë mbledhjes së Komisionit për Reformën Zgjedhore në LSI-së, Kryetari i saj Ilir Meta u shpreh se duhet të fillojë puna së më parë për të rregulluar me amendamente të veçanta çdo problem që është hasur nga zgjedhjet e fundit parlamentare të 28 qershorit. Duke bërë thirrje për gjithëpërfshirja, Meta theksoi se “çdo vonesë cenon standardin e zgjedhjeve të ardhshme”. Zv/kryeministri dhe ministri i Jashtëm Meta, tha se puna duhet përqendruar tek përmirësimi i kodit aktual zgjedhor, duke shqyrtuar me vëmendje rekomandimet e OSBE/ODIHR-it. “Një vit mbas zgjedhjeve të përgjithshme parlamentare dhe më pak se një vit kur qytetarët shqiptarë në të gjithë vendin do të votojnë në zgjedhjet e përgjithshme vendore, është urgjente përqendrimi tek përmirësimi i kodit aktual zgjedhor dhe sidomos pasja në konsideratë e punës së këtij komisioni. Por mundësisht sa më shpejt dhe një komision gjithëpërfshirës parlamentar dhe jashtëparlamentar, duke lexuar me vëmendje rekomandimet e OSBE-ODIHR për zgjedhjet e fundit në Shqipëri në amendamente dhe në koncepte të qarta që garantojnë një transparencë të plotë të padiskutueshëm dhe të pakontestueshëm të zgjedhjeve përpara se ato të fillojnë”- u shpreh kryetari i LSI-së, Ilir Meta. Ai i bëri thirrje opozitës që të mos neglizhojë bashkëpunimin me mkazhorancën për reformën zgjedhore, pasi ky është edhe një mesazh i dy grupeve më të mëdha parlamentare në Parlamentin Evropian, përmes kryetarëve të tyre Daul dhe Shulz.
...