E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Ndryshimi i PS pozitiv

Levizja Socialiste per Integrim ka pershendetur qendrimin e ri te opozites per te derguar ne Komisionin e Venecias ceshtjen e flete-votimeve.

Sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama deklaroi se kjo parti eshte gati te bashkepunoje me cdo force tjeter politike per reformen zgjedhore.

Rruga drejt Komisionit te Venecias eshte ofruar prej kohesh nga mazhoranca dhe shpresoj dhe besoj se ky hap do te shkoje me tej tha Rama.

Sipas tij nuk ka asnje pretendim qe do te pengoje nisjen nga puna te Komisionit Parlamentar ndersa do te pritet vendimi i Venecias.

Ka nje inkoherence ne qendrimet e saj Partia Socialiste. Kjo force thote se do te beje protesta dhe nga ana tjeter se do te prese opinionin e Venecias. Ne e ftojme PS-ne qe te perfshihet ne ecurine e reformave tha Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›