Rama Rinisim protestat

Ne do te rifillojme protestat tona edhe me te bindur edhe me me shume fuqi e kurajo sepse rrenimi ekonomik qe e kemi paralajmeruar qysh te nesermen e 28 qershorit sot eshte realitet ne shtepite e shqiptareve qe nuk jetojne ne oborrin e pushtetit te Sali Berishes. Rruga jone eshte rruga e protestes dhe e rezistences perpara kesaj force te se keqes qe kemi perballe tha Rama.
Motoja kryesore e protestave te opozites nuk do te jete vetem transparenca e zgjedhjeve por shenjestra eshte ekonomia. Ne analizen e kreut te opozites Edi Rama gjate turit te takimeve ne Permet dhe Tepelene kryeministri Sali Berisha eshte pergjegjes per papunesine dhe varferine e shqiptareve si dhe sepse rrezikon te coje ne falimentimin e ekonomise se vendit.
Mjafton vetem nje shifer per te refuzuar kete qeveri dhe per te mos pranuar me te qeverisemi nga ky njeri. Sot Shqiperia ka 1 milione te papune tha Rama.
Nese me protestat per transparencen e zgjedhjeve Partia Socialiste synonte kompromisin ende te munguar me qeverine kete here kreu i opozites Edi Rama ka bere te qarte se qellimi nuk eshte kompromisi por rrezimi nga pushteti i kryeministrit Sali Berisha.
Ne duhet te protestojme te protestojme te protestojme te rezistojme te rezistojme te rezistojme sepse ne kemi detyrimin ndaj vendit ndaj njerezve dhe ndaj njeri-tjetrit ta largojme qeverine e Sali Berishes si nje te keqe qe jo vetem nuk po e le Shqiperine te marre fryme sot por po i merr atdheut tone edhe frymen qe i duhet per te ardhmen tha Rama.
A do te kete terheqje Partia Socialiste nga rruga e protestave qe tani duket te jene vetem ceshtje kohe
Ne kete rruge ne kemi vetem nje mundesi te fitojme theksoi Rama.