E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Nuk kemi diskutuar për postet qeveritare me PD-në

Lëvizja Socialiste për Integrim, ende nuk ka bërë negociata me Partinë Demokratike se cilat do të jenë postet e reja qeveritare që ajo pretendon të ketë në qeverinë e ardhshme. Një fakt të tillë e ka deklaruar sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Petrit Vasili, gjatë një prononcimi për mediat. Vasili i ka bërë apel Kolegjit Zgjedhor të mos bëhet pre e asnjë presioni politik. "I bëj thirrje Kolegjit Zgjedhor, të mos bëhet pre e asnjë presioni politik mbi ankimimet, pasi vetëm prej tij do të mbërrijë një gjykim i drejtë i çështjeve", tha Vasili.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›