E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Oferta e PS ka kundervenie me bazen ligjore dhe kushtetuten

Sekretari i Pergjithshem i LSI-se Luan Rama tha dje se reforma zgjedhore ka nevoje per kontributin e PS-se. Reforma zgjedhore ka domosdoshmerisht nevoje per kontribute pozitive te Partise Socialiste. Pastaj se sa ka ne kete oferte pika qe bien ndesh me Kushtetuten apo me legjislacionin ne fuqi kjo eshte nje ceshtje qe do te diskutohet ne proces dhe ne diskutimin e radhes ne do ta bejme te njohur qendrimin e maxhorances ne lidhje me kete oferte. E rendesishme eshte qe palet kane oferte pra edhe oferta e bere nga PS-ja do ishte shume mire qe te mos kishte asnje kundervenie me bazen ligjore dhe me Kushtetuten por kjo eshte nje ceshtje qe do te diskutohet u shpreh Luan Rama. Sipas perfaqesuesit te larte te LSI-se kjo force politike eshte duke e pare propozimin e kreut socialist Edi Rama per hetimin e zgjedhjeve.
Sipas sekretarit te Pergjithshem te LSI-se Rames maxhoranca mbetet e angazhuar qe PS-ja te kontribuoje pozitivisht ne reformen zgjedhore ndersa shton se edhe ne lidhje me problemet e ngritura nga PS-ja qendrimi i maxhorances nuk ka ndryshuar. Vullneti i maxhorances per te bashkepunuar me PS-ne dhe gatishmeria per te krijuar te gjitha mundesite qe PS-ja te sjelle si kontribut pozitiv cdo reflektim qe ka edhe si shenje e ndjeshmerise se saj per problemet qe ka artikuluar ne lidhje me zgjedhjet e vitit te kaluar mbetet e rendesishme dhe nje angazhim i pandryshuar i maxhorances u shpreh Rama.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›