E Diel, 1 Nëntor 2026

Ministrite vijojne rekrutimin me kontrata te perkohshme

Direktivat e BE-se kane kerkuar ndalimin e nje praktike te tille

Ministria e Drejtesise e ka rritur numrin e punonjesve te saj edhe me pese duke punesuar persona me kontrate te perkohshme. Vendimi i cili ka hyre ne fuqi dhe eshte bere publik ne Fletoren Zyrtare duket se bie ne kundershtim me rekomandimet e Bashkimit Europian te cilat kerkojne qe organet e qeverisjes vendore ti japin fund punesimit me kontrata te perkohshme. Por ndonese ketyre rekomandimeve qeveria shqiptare ende nuk po heq dore nga kjo lloj menyre rekrutimi te punonjesve te administrates. Numri i punonjesve me kontrate te perkohshme per vitin 2011 ne njesite e qeverisjes qendrore behet 1557 veta. Kjo per shkak te nje shtese prej 5 punonjesish per aparatin e Ministrise se Drejtesise. Efektet financiare qe rrjedhin nga zbatimi i ketij vendimi perballohen nga shpenzimet korrente te miratuara ne buxhetin perkates te institucionit per vitin 2011 theksohet ne Fletoren Zyrtare per kete nisme.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›