LSI-PDS propozojne Maks Haxhine ne KLD, Gjata mohon doreheqjen
Avokati Maksim Haxhia eshte propozimi me i fundit qe pritet te dorezohet sot ne Komisionin e Ligjeve, per postin e nje anetari ne Keshillin e Larte te Drejtesise (KLD). Haxhia gezon mbeshtetjen e forcave te majta politike, dhe do garoje perballe dy propozimeve te ardhura nga mazhoranca ne pushtet, Rustem Gjata dhe Alfred Karamuco. Por, ndonese u prezantua dje nga kryetari i Partise Demokracia Sociale, Paskal Milo, Haxhia nuk i ka ende 28 firmat e deputeteve mbeshtetes per te hyre ne gare. Pro tij ka firmosur Milo, deputete te PDS-se, si dhe te LSI-se. Nderkohe qe deri ne oret e vona te mbremjes kane vijuar perpjekjet per mbledhjen e firmave. “Mbaj pergjegjesi per firmen qe kam vendosur ne kete kerkese, duke e konsideruar Maks Haxhine si nje jurist profesionist, te zotin dhe me pervoje, i cili do t'i bente nder KLD-se, ne rast se do te arrinte te zgjidhej anetar i saj”, tha Milo, duke shpresuar ne mbeshtetjen edhe te socialisteve, ne menyre qe Haxhia te jete nje kandidature zyrtare.
Aktualisht ne gare jane dy kandidaturat, Gjata dhe Karamuco, qe kane marre pelqimin e mazhorances ne Komisionin e Ligjeve. Ne Komisionin e Ligjeve nuk ka asnje shkrese tjeter zyrtare per kandidate te tjere per postet vakante ne KLD. Ndonese kryetari i Komisionit te Ligjeve, Beja, u shpreh i hapur per propozime te tjera per vendet vakante, per sa kohe qe per dy postet mund te konkurrojne deri ne pese veta. Ndersa nenkryetari Fatmir Xhafaj ritheksoi dje qendrimin e opozites, kunder kandidaturave te Gjates dhe Karamucos ne KLD. Zera brenda mazhorances se djathte thane dje se Gjata mund te terhiqet. Ku shkak behet dhe akuza e opozites se eshte nje person me dosje. Por ne nje prononcim per gazeten, Gjata mohoi faktin se eshte terhequr zyrtarisht nga gara. “Pyesni prane Kuvendit, nese ka ndonje shkrese zyrtare ku kerkohet doreheqja ime. Nese s’ka, pergjigjja eshte e thjeshte”, tha Gjata. E ne fakt ne Kuvend nuk ka asnje shkrese zyrtare qe te flase per terheqjen e juristit nga gara. Dy kandidatet u propozuan per te plotesuar dy vendet vakante te krijuara ne KLD pas perfundimit te mandatit te dy anetareve.
R.Rapushi