"LSI do vijoje formimin e koalicionit pa PAD"
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim, Petrit Vasili, duke komentuar levizjen e Partise Aleanca Demokratike ne koalicion me Partine Demokratike, eshte shprehur se kjo levizje nuk do te ndikoje ne rrugen e LSI-se dhe formimit te koalicionit te saj fitues. "As Partia Aleanca Demokratike dhe as Levizja Socialiste per Integrim, nuk jane deklaruar me pare per nje koalicion te perbashket ne zgjedhjet e 28 qershorit", tha per "KJ", Vasili. Sipas tij, ka pasur qendrime te perbashketa midis dy partive ne zgjedhjet e Kasharit dhe ne qendrimin ndaj greves se urise te deputeteve, per ndryshimet ne Kodin e ri Zgjedhor. "Zoti Ceka eshte i lire te zgjedhe vete drejtimin e partise se tij. Ne do te vijojme formimin e koalicion tone zgjedhore, duke ofruar parti te tjera dhe shoqeri civile, por eshte shume shpejt per te folur per emra te pervecem", sqaroi Vasili levizjet e partise se tij, mbi formimin e koalicionit per zgjedhjet e pergjithshme parlamentare. Nderkaq, marreveshja e pare e Levizjes Socialiste per Integrim, per koalicion u nenshkrua dje nga lideri Ilir Meta me Partine e Gjelber te Shqiperise. D.D