E Diel, 1 Nëntor 2026

Mbreteresha dhe "lumi" i shqiptareve me imunitet

Nga Fraser Wilson*

Ambasador i Mbreterise se Bashkuar ne Tirane

Megjithese po flas per nje ceshtje qe ka te beje me BE-ne, komentet e mia perfaqesojne mendimin e Mbreterise se Bashkuar. Megjithese shume prej kendveshtrimeve te MB-se ndahen nga gjithe anetaret e BE-se, ne kapacitetin tim si Ambasadori Britanik nuk mund te flas per te tjeret. Tema qe do te prek eshte "Shteti Ligjor dhe Integrimi Evropian i Shqiperise" dhe une besoj se ky eshte nje moment i pershtatshem per te diskutuar per kete: sigurisht baza e ketij argumenti eshte nje Kushtetute e mire dhe ligje te mira. Viti 2009 do jete shume i rendesishem per Shqiperine. Nese ky eshte nje vit i mbare dhe merren vendimet e duhura, mund te jete nje vit vendimtar. Por ka shume gjera qe mund te shkojne keq. Eshte detyra e cdokujt qe deshiron te ardhmen evropiane te Shqiperise te sigurohet qe sot po ndermerren vendimet e duhura dhe qe viti 2009 mos te kthehet 'ne nje mundesi te humbur' per Shqiperine.

Te gjithe e dime se kush jane ceshtjet kryesore te momentit: Zgjedhjet do te kryhen me 28 qershor te ketij viti. Sipas ndryshimeve kushtetuese dhe Kodit te ri Elektoral te aprovuara me konsensus nga parlamenti vitin e shkuar, keto zgjedhje do organizohen sipas nje sistemi te ri elektoral dhe duke perdorur dokumentet e reja te identifikimit, leternjoftimet biometrike. Procesi parapergatitor i ketyre zgjedhjeve ka hasur fatkeqesisht ne vonesa. Per shembull, Komisioni i ri Qendror i Zgjedhjeve nuk u formatua brenda afatit te percaktuar kohor dhe ka pasur vonesa ne procesin e leshimit te leternjoftimeve te reja. Megjithate, e di se Qeveria eshte e bindur se mund te leshohen ne kohen e duhur leternjoftime te mjaftueshme per te mundesuar qe zgjedhjet te shkojne pa probleme.

Reforma e gjyqesorit nuk eshte kompletuar akoma dhe jane te pakta premisat qe kjo gje do ndodhi perpara zgjedhjeve. Raporti i Progresit i Komisionit Evropian i vitit 2008 e bente te qarte se "Procedurat e gjyqesorit kane mbetur te ngadalta dhe nuk kane transparence." Reforma e gjyqesorit eshte thelbesore per progresin e integrimit te Shqiperise. Masa si ligji i ri per pastertine e figurave kercenojne pavaresine e gjyqesorit dhe organit te akuzes. Mbeten per t'u korrigjuar dhe shume elemente te tjere te reformes ne gjyqesor, per ta bere sistemin e drejtesise me te ndershem dhe transparente. Per shembull, eshte shume e rendesishme per transparencen dhe pergjegjshmerine e drejtesise ne Shqiperi qe gjyqtaret te detyrohen te shpjegojne dhe justifikojne motivacionet per marrjen e vendimeve. Elementet e korruptuar brenda gjyqesorit duhen eliminuar shpejt dhe perfundimisht. Partneret e Shqiperise, duke perfshire Mbreterine e Bashkuar jane gati ta ndihmojne ate per te zbatuar nje reforme me te gjere dhe me te thelle ne gjyqesor.

Ne vitin 2008, pas 17 vitesh demokraci pluraliste, qeveria shqiptare inicioi ligjin per pastertine e figurave per te adresuar krimet e ish-regjimit komunist. Ky ligj u aprovua nga parlamenti ne fund te vitit te kaluar. Shume- duke perfshire edhe Bashkimin Evropian- kane shprehur shqetesime per kushtetutshmerine e ligjit dhe ligji eshte apeluar ne Gjykaten Kushtetuese. Fatkeqesisht, deri tani qeveria nuk duket te kete pasur ne vemendje shqetesimet e BE-se dhe te tjereve, vendas dhe nderkombetare, per ligjin per pastertine e figurave. Pasojat e kesaj ceshtje per integrimin e metejshem te Shqiperise ne BE jane shqetesuese kur qeveria ka shpallur synimin e saj per te aplikuar per statusin e vendit kandidat. Mbetet per t'u pare nese zbatimi i ligjit do pezullohet deri sa Gjykata Kushtetuese te shprehet per ligjin.

Ne secilin prej ketyre rasteve, shteti i se drejtes ka rendesi thelbesore. Keto ceshtje jane te lidhura pandashmerisht me reformat qe mbeten per t'u bere per te fuqizuar sundimin e ligjit ne Shqiperi, reforma keto qe nese nuk zbatohen, pengojne integrimin e metejshem evropian.

Vendi im, Mbreteria e Bashkuar, ka nje histori te gjate ndryshimesh demokratike dhe gjyqesore, pergjate shume shekujve, gje qe na ka vene ne pozicionin fatlum qe kemi sot. Ky proces eshte karakterizuar nga evolucioni dhe jo revolucioni. Nuk eshte merita e ndonjerit prej politikaneve apo zyrtareve te sotem qe ne kemi nje sistem ku sundimi i ligjit eshte paresor dhe i mbrojtur nga shume kontrolle dhe balancime dhe shekuj tradite. Por na lejon ne te ndajme eksperiencen tone me vende te tjera, si Shqiperia, ne menyre qe ato t'i gezojne keto perfitime ne nje hapesire shume me te shkurter kohore.

Shqiperia ka ecur shume perpara ne nje periudhe te shkurter. 97 vjet me pare ishte akoma pjese e Perandorise Otomane. Me pak se 20 vjet me pare, vendi ishte akoma duke vuajtur tmerret e regjimit brutal stalinist, me persekutime politike, gjyqe te fasade publike dhe struktura partiake komuniste paralele ne gjyqesor dhe ne te gjitha fushat e jetes publike. Shkodra vuajti shume ne kete periudhe te eger te historise se Shqiperise. Dhe luajti nje rol te rendesishem ne procesin e avancimit drejt pluralizmit, demokracise dhe te drejtave te njeriut. Por gjate viteve te fundit, Shkodra ka vuajtur nga nje mori vrasjesh per hakmarrje qe pasqyrojne ne nje menyre te tmerrshme nevojen e deshperuar per forcimin e shtetit ligjor ne Shqiperine moderne.

Kete vit Shqiperia ka shume mundesi te anetaresohet ne NATO. Progresi ne fushat e 'sundimit te ligjit' ka qene nje kusht qe Shqiperia te marre ftesen per t'u anetaresuar ne NATO ne samitin e Bukureshtit gjate fillim vitit te kaluar, ashtu sic eshte themelor dhe per integrimin e metejshem evropian, megjithese kushtet per kete te fundit do jene shume me te forta.

Perpara samitit te Bukureshtit, u aprovua ligji nr. 9877 "Per organizimin e Pushtetit Gjyqesor ne Republiken e Shqiperise, nje hap pozitiv perpara drejt nje reforme gjitheperfshirese te gjyqesorit. Por qysh me hyrjen ne fuqi te ketij ligji, nuk kemi pare ndonje progres te madh. Cfare nevojitet jane ndryshimet konsensuale dhe te perbashketa qe zgjidhin shqetesimet e kahershme per pavaresine e gjyqesorit, korrupsionin, presionit te paligjshem mbi deshmitaret, influencen politike mbi gjykatat, fonde te mjaftueshme, menaxhim efektiv ceshtjesh dhe vendime te motivuara. Infrastruktura dhe administrata qe mbeshtet gjyqtaret duhet permiresuar. Duhet permiresuar koordinimi mes prokuroreve dhe policise, vecanerisht nepermjet perdorimit efektiv te sistemit te menaxhimit te ceshtjeve. Duhen gjendur burimet dhe sistemet e nevojshme per mbrojtjen e duhur te deshmitareve, sic parashikohet prej disa kohesh me ligj.

***

Shqiperia ka nevoje per ligje qe plotesojne kerkesat e vete Shqiperise. Ligjet duhen aprovuar vetem pas konsultimeve te gjera me eksperte lokale, si edhe nderkombetare dhe me palet e interesuara, si gjyqesori, prokuroria, zyrtaret pergjegjes per zbatimin e ligjit, si dhe grupe te tjera interesi nga shoqeria civile. Perkthimi ne total i ligjeve te vendeve te tjera ne shqip nuk ka gjasa te plotesoje nevojat e Shqiperise, dhe do sjelle ligje qe nuk mund te zbatohen. Shembull tipik eshte ligji kunder pirjes se duhanit ne vende publike qe u miratua ne vitin 2007. Ne vendin tim, ne nuk miratuam nje ligj te tille derisa, pas konsultimeve te gjera, u siguruam qe do mund ta zbatonim. Dhe tani kete ligj po e zbatojme kudo dhe ne cdo kohe. Fakti qe ketu ne Shqiperi njerezit vazhdojne te tymosin neper kafene, ulur prane tabelave ku shkruhet ndalohet duhani, eshte nje tallje jo vetem me kete ligj, por me zbatimin e ligjeve ne pergjithesi.

Eksperienca e vendeve qe kane hyre ne BE vitet e fundit, dhe progresi qe kane bere ne forcimin e zbatimit te ligjit, mund te ndihmojne Shqiperine ne procesin e reformave. Por progresi real do ndodhe vetem kur Shqiperia te miratoje ligjet e reja me te rendesishme me konsensus, dhe kur keto ligje plotesojne nevojat e vete Shqiperise. Eshte e rendesishme te theksohet se zbatimi eshte po aq i rendesishem sa edhe legjislacioni. Ne fakt duhet te jete vete arsyeja e hartimit te ligjeve. Tema e kesaj bisede eshte rendesia e zbatimit te ligjeve per integrimin e metejshem te Shqiperise ne BE. Kjo nuk eshte thjesht te besh nje kontroll rutine te permbushjes se kritereve te Kopenhagen: perfitimi kryesor nga zbatimi i mire i ligjeve eshte e ardhmja me e mire per Shqiperine. E thene thjesht, sundimi i ligjit eshte perfitim per shumicen jo per disa. Mungesa e sundimit te ligjit shkakton pikerisht te kunderten.

Eshte e pamundur te flitet per shtetin ligjor ne Shqiperi pa folur edhe per korrupsionin. Raporti i Progresit per vitin 2008 i Komisionit Evropian thoshte se: "...korrupsioni mbetet nje problem serioz ne Shqiperi". Raporti vazhdonte me masat anti-korrupsion si: duhet te filloje zbatimi dhe mbeten per tu vleresuar mekanizmat monitorues. Duhet akoma shume pune per te ndryshuar sjelljen dhe procedurat ne administraten publike". Perceptohet se korrupsioni ne Shqiperi eshte i madh. Ky eshte problem po aq i madh sa vete niveli i larte i korrupsionit. Nese njerezit besojne se zyrtaret kryesore jane te korruptuar, atehere ata as nuk do te perpiqen t'i kerkojne sherbimet qe u takojne. Efekti pra eshte i njejte, si kur korrupsioni eshte i larte, si kur njerezit besojne se eshte i tille: shqiptaret nuk marrin sherbimet qe i meritojne dhe iu takojne. Shqiperia ka marre disa angazhime per te luftuar korrupsionin, sidomos ne sherbimet publike dhe ne gjyqesor, dhe eshte thelbesore qe strategjia antikorrupsion 2007 - 2013 te zbatohet plotesisht. Kjo eshte ceshtje e te drejtave te njeriut. Eshte edhe ceshtje ekonomike. Investitoret e huaj kerkojne nje sistem ligjor te besueshem ne nje vend para se ata te investojne kapitalin e tyre ne nje sipermarrje te re. Derisa Shqiperia te permiresoje reputacionin se gjyqesori dhe administrata e saj publike jane te korruptuara, do jene vendet e tjera me reputacion pak me te mire ato qe do kene avantazh per te terhequr investime te huaja. Nje test thelbesor i progresit te Shqiperise ne luften kunder korrupsionit do te perbeje nje permiresim ne vitet ne vazhdim ne perceptimet e publikut shqiptare perfshire edhe gjyqesorin, sic tregohet ne sondazhet si Indeksi i Perceptimit te Korrupsionit te Transparences Nderkombetare. Sepse besimi i publikut tek sundimi i ligjit varet nga transparenca e sinqerte dhe pavaresia e gjyqesorit dhe prokurorise. Duhet te kete edhe denime. Nese zyrtare te larte gjykohen fajtore dhe marrin denimin e merituar, kjo do te jepte nje mesazh te qarte se sjellja korruptive nuk eshte me e pranueshme ne asnje fushe, por sidomos ne sherbimin publik. Publiku duhet te shohe se asnje zyrtar apo politikan sado i larte nuk do t'i shpetoje denimit nese gjykohet fajtor per korrupsion. Rastet e dyshuara per korrupsion ne nivele policore apo gjyqesor e prokurori, por edhe per politikane te larte, duhet te hetohen plotesisht dhe aty ku ka prova te cohen ne gjyq. Eshte jetesore qe kjo te behet njesoj per te gjithe dhe pa mbajtur ane. Pasurite e vena nga korrupsioni duhen sekuestruar. Vetem atehere ata qe tundohen nga ryshfetet do te kene frike se -nese kapen - jo vetem do shkojne ne burg por edhe do tu konfiskohen frytet e fituara nga krimi. Zyrtaret, anetaret e gjyqesorit dhe te tjere ne pozicione pune delikate duhen paguar relativisht mire. Nese jo, ata do priren me teper per te kerkuar rruge te tjera per te shtuar te ardhurat, dhe njerezit e paguar mire jane me pak te prirur te marrin ryshfete qe te mos rrezikojne nje pune te mire. Ne kete dhe fusha te tjera, parimi i larte i sundimit te ligjit perkrahet nga masa praktike per ta bere sistemin me te favorshem per sjellje etike dhe te pershtatshme. Nje koncept kyc ne themel te sundimit te ligjit eshte parimi se te gjithe jane te barabarte para ligjit. Imuniteti ndaj ndjekjes penale minon kete parim. Prandaj ka nje argument te forte per te reduktuar imunitetin deri ne shume pak pozicione dhe rrethana. Ne vendin tim asnje nuk gezon imunitet. Vetem Mbreteresha. Ne Shqiperi numri i zyrtareve me imunitet te gjere ndaj ndjekjes penale dhe hetimit eshte cuditerisht i larte. Argumenti per te hequr imunitetin ndoshta behet me i forte per vende ku problemi me korrupsionin eshte shume serioz. Imuniteti duhet te jepet ne raste shume strikte dhe kur eshte ne interes publik. Forcimi i shtetit ligjor ne Shqiperi i sherben edhe Evropes, prandaj do te forcoje integrimin e Shqiperise ne BE. Sic tha Komisionari Evropian per Zgjerimin, Oli Rehn, ne nje fjalim mbi Ballkanin Perendimor ne Prage shtatorin e kaluar, "cimentimi i demokracise dhe shtetit ligjor ne keto vende dhe inkurajimi i progresit te tyre drejt BE-se eshte shume i rendesishem per stabilitetin dhe sigurine e Evropes". Por do t'i sherbeje edhe Shqiperise dhe popullit shqiptar. Me shume progres mbetet per t'u bere ne vendosjen e shtetit ligjor ne Shqiperi. Britania dhe te tjeret jane gati dhe kane vullnetin dhe mundesine per te asistuar Shqiperine ne procesin e reformave ne vazhdim. Kjo nuk do kaloje pa dhimbje. Praktikat e vjetra duhen sfiduar. Por shperblimet per shumicen do t'i tejkalojne sakrificat, ne lidhje me interesat personale te pakices qe do te duhet te kryhen. Kjo do te ndihmoje qe ta sjelle Shqiperine ne Evrope dhe Evropen ne Shqiperi.

* Nga fjala e mbajtur dje, ne takimin tek Universiteti i Shkodres, "Luigj Gurakuqi", "Shteti ligjor dhe integrimi evropian i Shqiperise"


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›