LSI, PSV91, nis protesta në sheshin “Nënë Tereza”
TIRANE- Ka nisur protesta e Lëvizjes Socilaiste për Integrim dhe partisë PSV91 në sheshin “Nënë Tereza” përballë Universitetit të Tiranës. Mësohet se këtij tubimi, që ka si slogan kryesor “Berisha Ik” i është bashkuar edhe Partia e Gjelbër. “Me gishtin lart i themi kryeministrit që ka marrë jetë njerëzish,ik ik”-këto kanë qenë fjalët që kanë celur protestën e sotme të LSI, në një vjetorin e tragjedisë së 15 marsit në Gërdec.
LSI pritet të nisë protesta në sheshin “Nënë Tereza”
Ora:17-15- Ndërkaq në sheshin “Nënë Tereza” Lëvizja Socialiste për Integrim dhe Partia PSV91 pritet të nisin pas pak protestën e tyre në 1 vjetorin e tragjedisë së Gërdecit me sloganin “Berisha Ik”!
E paralajmëruar për në orën 17:00, protesta nuk ka nisur ende, ndërsa njerzit po mblidhen në sheshin përpara Universitetit të Tiranës. Prej javësh këto dy parti lajmëruan protestën ku i bëhet thirrje kryeministri Berisha të largohet, pasi ky i fundit etiketohet si shkaktari i tragjedisë së 15 marsit, ku humbën jetën 26 persona dhe u plagosën 300 të tjerë. (e.n/News24/Balkanweb)