Sarandë- Kartat, gabime në listat emërore
Procesi i aplikimit për kartat, në qytetin e Sarandës paraqitet me probleme. Gjatë zhvillimit të këtij procesi qytetarët kanë hasur gabime në listën emërore. Bëhet e ditur se ky problem, vjen nga që programi i ri online, nuk ka pasqyruar ndryshimet.
SARANDE- Në procesin e aplikimit për letërnjoftimet e reja elektronike në bashkinë e Sarandës nuk kanë qenë të pakta mangësitë e konstatuara nga qytetarët lidhur me deformime të të dhënave personale. Mjaft prej atyre emri u rezulton me gabime.
Lidhur me këto mangësi, nga Drejtoria e Shërbimit të gjendjes civile në këtë bashki,bëhet e diture se “ky është një problem, që vjen nga që programi i ri on-line, i cili nuk i ka pasqyruar të gjitha ndryshimet e ndodhura nga shtatori”. Sipas saj, mangësitë kanë ardhur nga që janë bërë ndryshime, martesa, vdekje, lindje, akte që janë bërë në regjistrin themeltar. (a.r/news24/balkanweb)