E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Paralajmerimet per protesta, krize identiteti ne PS Rozeta Rapushi

Levizja Socialiste per Integrim, akuzoi dje Partine Socialiste dhe liderin e saj Edi Rama, se eshte vete ne krize te identitetit politik dhe ndaj paralajmeron protesta te tjera. Nderkohe qe komentoi se raportet mes Presidentit dhe institucioneve duhet te ndertohen mbi bazen e Kushtetutes, duke rrezuar te gjitha mundesite per nje krize ne koalicionin qeverises. Duke komentuar deklaratat e fundit te kreut socialist, Edi Rama, per rinisjen e nje aksioni te ri politik ne vjeshte, sekretari i pergjithshem i LSI-se, Luan Rama, tha se kjo paralajmeron rikthimin ne traditen e vjeter apo ne praktiken vjeter te bojkotit, protestave dhe llogarive qe ndertohen rezultate qe ushqyen iluzionin e fitores. “Ky qendrim, qe ne thelb shpreh me se miri, krizen e madhe te identitetit politik, dhe te mungeses se alternativave, cfare eshte ne menyren e sjelljes se opozitave demokratike dhe evropiane. Duke qene se jane te pazote te konkurrojne me alternativat, paralajmerojne nje vjeshte te mbushur me protesta, apo me shfaqje te tjera te sjelljes se nje politike vertet jashte te majtes dhe te djathtes evropiane”, tha Rama. Ndersa ne lidhje me debatet per Gjykaten Kushtetuese, ai ne emer te LSI-se, tha se raporti mes Presidentit dhe pushteteve te tjera, me konkretisht, mes Presidentit dhe qeverise, organeve te drejtesise, jane marredhenie qe ndertohen mbi baze te Kushtetutes, qe funksionojne ne zbatim te Kushtetutes, dhe qe duhen vleresuar dhe gjykuar vetem ne raport apo ne funksion te korrekteses se tyre ndaj Kushtetutes se vendit. “Une pres te shoh levizjen e radhes se motivuar nga Kushtetuta dhe vazhdim te saj do te shprehim qendrimin tone”, ka deklaruar sekretari i pergjithshem i LSI, Luan Rama. I cili ka kembengulur per mungesen e carjes mes PD dhe LSI. “Cdo koment tjeter eshte i padobishem, dhe nuk dua te vazhdoj me debate qe dalin jashte ketij konteksti qe i lidh keto institucione, ne veprim, nderveprim, dhe funksionim te tyre ne raport me Kushtetuten”, theksoi Rama. Ai shtoi se cdo qendrim, duhet kushtezuar nga kushtetuta dhe cdo qendrim duhet motivuar me respekt dhe me zbatimin e kushtetutes. “Ka pasur raste dhe ne e kemi deklaruar, qe me rastin e votimit te disa kandidaturave te sjella nga Presidenti i Republikes, kemi mbajtur qendrim te ndryshem nga ai i Partise Demokratike. Ka qene qendrim i ndryshem per shkak te bindjes sone te se drejtes se presidentit, e shprehur kjo permes dekreteve te tij per te shprehur emrat qe do te perbeni gjykaten e Larte, apo do pushtet tjeter qe ka nevoje per emra qe vijne nga Presidenti, dhe llogarite qe bejne disa njerez qe shkruajne dhe ne gazeta, qe paralajmeroje krize mes aleateve ne qeverisje, me konkretisht mes PD-se dhe LSI-se. Theksoj se keto i kane te pabaza dhe nuk ka asnje shenje te krisjes apo ne krizen e marredhenieve midis partnereve ne qeverisje”, theksoi Rama. Sipas tij, LSI eshte shume korrekt ne qendrimin ndaj cdo institucioni dhe respekton rreptesisht autoritetin kushtetues, ne rastin konkret te Presidentit te Republikes, dhe eshte e udhes dhe e domosdoshme qe palet te gjykohen dhe te vihen ne levizje ne raport dhe ne respekt te kushtetutes.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›