Përkeqësohet situata politike në Bosnje-Hercegovinë
Përfaqësuesi i Lartë Ndërkombëtar për Bosnjë-Hercegovinën,Valentin Inzko, i ka dërguar një raport këtij komisioni, ku thekson mungesën e vullnetit nga ana e liderëve politikë për bashkëpunim.
"Mungesa e besimit dhe dialogut ndërmjet liderëve politikë ka ndikuar në punën e institucioneve politike, kryesisht në nivel shtetëror", deklaroi diplomati austriak në raportimin e tij.
Në mënyrë të veçantë ai theksoi sjelljen e papranueshme të presidentit të Këshillit të Ministrave të Bosnjë-Hercegovinës, Nikola Spiriç, duke e akuzuar atë për bllokimin e emërimit të ministrit të ri për sigurinë.
Inzko raportoi gjithashtu se parlamenti boshnjak ka aprovuar vetëm disa ligje gjatë gjashtë muajve të fundit dhe se legjitimiteti i disa institucioneve shtetërore, si kompania shtetërore e energjisë Elektroprenos, po vihet vazhdimisht në dyshim, veçanërisht nga Republika Serbe e Bosnjës.