SHBA mbyll kufirin me Meksikën pas një shkëmbimi zjarri
"Kufiri është mbyllur dhe do të qëndrojë i mbyllur për disa orë", deklaroi zëdhënësja e Doganës dhe Rojës amerikanë të Kufirit, Angela Decima, pas incidentit në pikën kufitare San Ysidro, ndërmjet qytetit meksikan Tijuana dhe San Diegos.
Trafikantët e dyshuar hapën zjarr kundër agjentëve amerikanë, kur këta të fundit tentuan të ndalonin tre kamionë ku gjendeshin afro 70 imigrantë ilegalë, në tentativë për t'i dërguar në SHBA, njoftuan burimet zyrtare.
Agjentët u kundërpërgjigjën dhe për shkak të shkëmbimit të zjarrit, tre persona në kamionë dhe një motorist mbetën të plagosur, deklaroi Lauren Mak, një zëdhënëse për agjencinë amerikane për Imigracionin dhe Doganat.
Të gjithë imigrantët ilegalë u arrestuan dhe pika kufitare, një korridor i madh që shfrytëzohet nga trafikantët për trafikun e narkotikëve dhe të imigrantëve ilegalë, u mbyll ndërsa policia ka filluar një hetim.
Rreth 90 milionë persona në vit kalojnë në kufirin Kaliforni-Meksikë, dhe afro gjysma e trafikut bëhet vetëm nëpërmjet pikës kufitare San Ysidros.