E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Podesta paguhet nga shqiptarët, lobon për Berishën dhe PD

Ralf_Gjoni_Albanosfera_SmallLëvizja Socialiste për Integrim reagoi dje në lidhje me lajmin e përhapur në media për manipulimin e deklaratës së zyrtarit të lartë amerikan, Jonathan Moore, nga ana e kompanisë lobuese Podesta Group”. Sipas Sekretarit për Marrëdhëniet me Jashtë, Ralf Gjoni kompania lobuese Podesta Group është e kontraktuar nga qeveria shqiptare për përmirësimin e imazhit të saj ndërkombëtar, dhe jo për të manipuluar opinionin publik ndërkombëtar në favor të kryeministrit Berisha dhe Partisë Demokratike. Kompania e lobimit paguhet nga paratë e taksapaguesve shqiptarë. Ndërkohë në disa raste është angazhuar qëllimisht në përfaqësimin e interesave të ngushta të Partisë Demokratike, duke futur hundët në çështje tërësisht të brendshme të funksionimit të demokracisë shqiptare, tha Gjoni. Ai shtoi më tej se kompania e lobimit ka ndërhyrë në çështje teknike dhe ligjore të institucioneve shqiptare, dhe duke lobuar hapur në interes të kundërt me pavarësinë, integritetin dhe ligjshmërinë e institucioneve kushtetuese të Republikës së Shqipërisë. Sakaq ai vuri në dukje LSI do të ndërmarrë të gjitha hapat politikë dhe ligjorë për të komunikuar me autoritetet më të larta të SHBA, Departamentin e Shtetit dhe Departamentin e Drejtësisë, për të vënë në dukje atë që e konsideron si keqpërfaqësim të interesave të shqiptarëve, dhe keqpërdorim të parave të tyre, nga kompania lobuese Podesta.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›