E Diel, 1 Nëntor 2026

Vangjel Tavo: Mazhoranca të jetë më dinjitoze, të mos humbasë me turp

Intervistoi: Marilda Kasaj

vangjiIsh-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në një intervistë për gazetën Tirana Observer shpjegon sepse sipas LSI-së, Shqipëria ka nevojë për rotacion politik. Ai thekson se LSI-ja është krenare që ka kontribuar në qeveri për stabilitetin e vendin e vendit dhe integrimin e vendit. Më tej Tavo nuk heziton të përdor tone të ashpra ndaj qeverisë për shkarkimet në administratë, por edhe për ngjarjet e fundit në KQZ. Gjithashtu ai vë në dukje se do të dëshironte të kandidonte si kandidat në listat e LSI-së për qarkun e Gjirokastrës.

Ditët e fundit në shtyp jeni shprehur se duhet rotacion me patjetër. Jeni duke pranuar se ka dështuar qeverisja e katër viteve të fundit ku ishte pjesë dhe LSI?
Një politikë që nuk ndryshon ose vdes ose bëhet pengmarrëse e interesave kombëtare. Rotacioni politik është mëse i domosdoshëm pasi jo vetëm do ishte një freski për politikën shqiptare por do ishte një kapitull i ri për historinë e këtij vendi. Ne kemi qenë pjesë e kësaj qeverisje për katër vjet dhe jemi krenarë që shërbyem për stabilitetin në vend, arritjen e heqjes së regjimit të vizave, ruajtjen e balancave politike dhe të pushtetit, dhe kemi qenë gjithmonë, pa reshtur, zëri i dëshirës së qytetarëve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. LSI beson se mund të bëjë edhe më shumë. Ne besojmë se duhet një ekuilibër i ri politik, dhe jemi të sigurtë që moto e jonë të ecim më shpejtë arrihet vetëm me anë të së majtës. Pas 23 qershorit, vendi ynë do nisë të ecë me hapa më të shpejta drejtë familjes europiane.
I keni ndjekur kritikat dhe programin e opozitës për sistemin shëndetësor. Bini dakord me to apo sistemi shëndetësor ka funksionuar mirë deri tani?
Siç jeni në dijeni, në të gjitha daljet e mia televizive apo në intervistat në median e shkruar unë kam paraqitur një panoramë tejet realiste mbi gjendjen e shërbimit shëndetësor në vend. Kam ngritur gjithmonë zërin në mbrojtje të bluzave të bardha, të cilët janë heronjtë e vërtetë të këtij vendi, dhe kam promovuar arritjet që ka patur shërbimi ynë shëndetësor. Por, nga ana tjetër kam përmendur edhe problematikat dhe sfidat që ka shëndetësia shqiptare dhe i kam kërkuar politikës në tërësi, dhe partive politike në veçanti të vijnë me ide dhe propozime konkrete se si mund ta përmirësojmë këtë pasuri të përbashkët. Kjo ka qenë arsyeja që unë i kam dëgjuar me vëmendje zërat kritik dhe jam munduar të vë në zbatim çdo rekomandim që ka ardhur nga cilado parti. Sistemi shëndetësor ka trashëguar nga e kaluara shumë probleme të cilat duhen përmirësuar vetëm me një frymë profesionalizmi dhe dedikimi ndaj kësaj pasurie tejet të çmuara për një komb që është shëndeti. Duhet përmendur që shëndetësia duhet të jetë pjesë e çdo politike të qeverisë ndaj besoj se e majta do jetë më konstruktive dhe më efikase si në përcaktimin e buxhetit por edhe në politikat shëndetësore të cilat ajo do verë në zbatim.
Si do ta gjykoni hakmarrjen që PD po bën ndaj punonjësve që keni firmosur ju. Vetëm para dy ditësh janë shkarkuar edhe infermierë në Korçë?
Unë mendoj se sjellja e mazhorancës qeverisëse këto kohët e fundit ka të bëjë me ethet e zgjedhjeve të ardhshme. Fitorja e sigurtë e së majtës ka bërë që ethet e humbjes të shtohet dhe kjo po tregohet jo vetëm me shkarkimet që ju përmendni, por edhe me sjelljen anti-demokratike të qeverisë në lidhje me institucionin e pavarur siç është KQZ, duke shfryrë mllef ndaj rekomandimeve të ndërkombëtareve për një klimë paqësore politike, dhe duke marrë peng një komb të tërë, duke mos i lënë shqiptarët as të votojnë të lirë por as të integrohen në familjen europiane. Ka qenë kjo sjellje, anti integruese e cila ka shërbyer si një arsye më shumë për shqiptarët të kërkojnë një rotacion politik, por edhe për LSI të besojë edhe më shumë se është në anën e duhur të historisë dhe të politikës integruese.
Do të jeni në listën e PS apo LSI në këto zgjedhje?
Së pari, dua të përmend që unë jam një politikan i majtë dhe si i tillë do punoj në zgjedhjet e ardhshme me të gjithë forcat e mia dhe përkushtimin tim për të siguruar fitoren e të majtës.
Partia Socialiste dhe Lëvizja Socialiste për Integrim janë në koalicion dhe jam i bindur që fitorja do jetë mëse e sigurtë. Por, përtej punës në koalicion dhe fitores së thellë të së majtës shqiptare personalisht do preferoja të kandidoja për LSI, pasi kjo parti tashmë e ka elektoratin e saj në qarkun e Gjirokastrës dhe ky elektorat kërkon përfaqësim. Vitet e fundit strukturat e LSI në qarkun e Gjirokastrës janë forcuar shumë dhe përkushtimi i njerëzve ka qenë i pashoqë duke më inkurajuar të punoj më shumë dhe të përpiqem më shumë për një përfaqësim sa më të denjë të tyre.
Thuhet se largimi juaj nga PS erdhi për shkak të përplasjeve të forta me kryebashkiakun e Gjirokastrës. Cilat janë marrëdhëniet tuaja me zotin Bime?
Në politikë raportet personale janë gjithmonë dytësore. Raportet tona politike janë shumë të mira dhe ne jemi pjesë e një koalicioni i cili do rezultojë fitues. Bashkëpunimi është sekreti i çdo suksesi politik ndaj në sajë të bashkimit të forcave tona politike jo vetëm qarku i Gjirokastrës por e gjithë Shqipëria do përjetojë një fitore të thellë të së majtës.
Dorëheqja e anëtarëve të KQZ duket se është mbështetur edhe nga LSI. Cili është skenari nëse Berisha nuk tërhiqet?
Ne jemi një parti progresiste dhe integruese. Ne jemi ndërtuar mbi parime demokratike dhe vlera europiane. Ne do luftojmë që shqiptarët të kenë të drejtën e tyre të votës dhe një numërim korrekt të votës së tyre. Shqiptarët meritojnë të jenë të lirë dhe ta aplikojnë në mënyrë demokratike atributin që i ka dhënë demokracia: një proces zgjedhor të lirë dhe të ndershëm. Ne shpresojmë që mazhoranca qeverisëse të tregojë dinjitet politik dhe të përballet me ne në mënyrë të ndershme dhe dinjitoze, vetëm kështu do mund të arrijë një humbje të sigurtë por me më pak turp.

Intervistoi: Marilda Kasaj

Ish-ministri i Shëndetësisë, Vangjel Tavo, në një intervistë për gazetën Tirana Observer shpjegon sepse sipas LSI-së, Shqipëria ka nevojë për rotacion politik. Ai thekson se LSI-ja është krenare që ka kontribuar në qeveri për stabilitetin e vendin e vendit dhe integrimin e vendit. Më tej Tavo nuk heziton të përdor tone të ashpra ndaj qeverisë për shkarkimet në administratë, por edhe për ngjarjet e fundit në KQZ. Gjithashtu ai vë në dukje se do të dëshironte të kandidonte si kandidat në listat e LSI-së për qarkun e Gjirokastrës.

Ditët e fundit në shtyp jeni shprehur se duhet rotacion me patjetër. Jeni duke pranuar se ka dështuar qeverisja e katër viteve të fundit ku ishte pjesë dhe LSI?
Një politikë që nuk ndryshon ose vdes ose bëhet pengmarrëse e interesave kombëtare. Rotacioni politik është mëse i domosdoshëm pasi jo vetëm do ishte një freski për politikën shqiptare por do ishte një kapitull i ri për historinë e këtij vendi. Ne kemi qenë pjesë e kësaj qeverisje për katër vjet dhe jemi krenarë që shërbyem për stabilitetin në vend, arritjen e heqjes së regjimit të vizave, ruajtjen e balancave politike dhe të pushtetit, dhe kemi qenë gjithmonë, pa reshtur, zëri i dëshirës së qytetarëve për integrimin e vendit në Bashkimin Europian. LSI beson se mund të bëjë edhe më shumë. Ne besojmë se duhet një ekuilibër i ri politik, dhe jemi të sigurtë që moto e jonë të ecim më shpejtë arrihet vetëm me anë të së majtës. Pas 23 qershorit, vendi ynë do nisë të ecë me hapa më të shpejta drejtë familjes europiane.
I keni ndjekur kritikat dhe programin e opozitës për sistemin shëndetësor. Bini dakord me to apo sistemi shëndetësor ka funksionuar mirë deri tani?
Siç jeni në dijeni, në të gjitha daljet e mia televizive apo

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›