LSI: Projektligji për Prokurorinë cënon pavarësinë e organit të akuzës

Deputeti i LSI-së, Spartak Braho, theksoi se "projektligji për Prokurorinë cënon rëndë pavarësinë e organit të Prokurorisë si dhe prek e cënon mbrojtjen e prokurorëve". Sipas tij, "vazhdohet të këmbëngulet për të rritur ndikimin e ministrit të Drejtësisë, pra të ekzekutivit në funksionet dhe kompetencat e Prokurorisë, duke i dhënë këtij të fundit atribute kontrolli mbi Prokurorinë".Kryeministri Sali Berisha siguroi dje se "projektligji "Për Prokurorinë", krijon të gjitha garancitë e pavarësisë së këtij institucioni nga ekzekutivi si dhe përgjegjshmërinë e këtij organi para ligjit". Lidhur me këtë projektligj, Kreu i Ekzekutivit " ftoi opozitën ta shqyrtojë dhe miratojë atë, si interesi më i mirë i opozitës, qeverisë dhe shoqërisë shqiptare".