E Diel, 1 Nëntor 2026

Zogu: Nëse jugu nuk njihet si minoritet, Greqia mos nënshkruajë MSA-në

Mbreti Leka Zogu i Parë ka reaguar pas deklaratave të ditëve më parë, të shoqatës së minoritetit grek "Omonia". Sipas saj, nëse jugu i vendit nuk njihet si minoritet grek, atëherë Greqia nuk duhet të nënshkruajë MSA me Shqipërinë. Mbreti Leka nëpërmjet një deklarate për shtyp ka shprehur shqetësimin e tij në lidhje me pretendimet e shoqatës duke shtuar se kjo është një fyerje flagante ndaj kombit dhe popullit shqipëtar,që këtë minoritet e mbajnë në gji dhe i japin strehë që prej dy shekujsh. Çështja e pretendimeve te shoqatës "Omonia" të cilat u shprehen në një letër drejtuar parlamentit të Greqisë ka hapur një debat të madh në Shqipëri. Pas shumë kohësh mos daljeje në publik duket se dhe Leka Zogun kjo çështje e ka shqetësuar jo pak.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›