E Shtunë, 31 Tetor 2026

Hajdari do gjykojë çëshjen "Basha"

Trupi gjykues ka hedhur poshtë kërkesën e Prokurorisë së Përgjithshme për përjashtimin e gjyqtares, Fatmira Hajdari për gjykimin e çështjes së ministrit i Jashtëm Lulzim Basha. Prokurori Altin Avdiu pasi ka shqyrtuar kërkesën e Prokurorisë për të përjashtuar Hajdarin për njëanshmëri gjatë procesit gjyqësor , ka marrë vendimin për të hedhur poshte këtë kërkesë. Prokurori Arben Kraja kishte kërkuar përjashtimin e Fatmira Hajdarit pasi kjo kishte hedhur poshtë kërkesen e tij për të shpallur mos kompetencën e kësaj gjykate për çështjen e ministrit të Jashtëm,Lulzim Basha. Kraja duke e cilësuar veprim e gjyqtares, Hajdari si të njëanshem, kishte kërkuar nga Gjykata e Tiranës që kjo çështje të gjykohet nga një gjyqtarë tjetër, por gjyqtari Altin Avdia ka hedhur poshtë kërkesen Krajës.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›