Kosta Barka në vend të Bashkim Gazidedes
Kosta Barka
Tiranë, 11 Dhjetor, 14:53, NOA - Ish-ministri i Punës, Çështjeve Sociale dhe Shanseve të Barabarta, Kosta Barka emërohet nëndrejtor i Zyrës së Regjistrimit të Pasurive, në vend të Bashkim Gazidedes, i ndarë nga jeta pak kohë, më parë.
Burime zyrtare, bëjnë të ditur se emërimi u bë nga vetë Ministri i Drejtësisë Alibeaj. Kosta Barka u shkarkua nga posti i ministrit, nga kryeministri Berisha, pas propozimit të Partisë Bashkimi për të Drejtat e Njeriut.
c.a/NOA