E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS:Berisha,jo serioz për kodin zgjedhor

Kryetarja e Grupit të Partisë Socialiste Valentina Leskaj në një konferencë për shtyp u shpreh se PS-së e konsideron absolutisht, jo serioz qëndrimin e djeshëm të Kryeministrit Berisha lidhur me Kodin Zgjedhor, në një kohë që Parlamenti s'duhet të vonojë në asnjë mënyrë proçesin e zbatimit të kodit për të garantuar zgjedhje të lira e të ndershme. Sipas Leskaj vonesa e shkaktuar nga dekreti presidencial, i cili mund të ishte shmangur lehtësisht pa asnjë problem kushtetues nga ana e vetë Presidentit, s'duhet të zgjatet pa asnjë nevojë nga ana e Kryeministrit. Ne u shpreh Leskaj i kujtojme se ai e ka për detyrë të nxitë zgjidhjen për të garantuar një zbatim rigoroz të Kodit Zgjedhor, duke filluar nga ngritja e menjëhershme e administratës qëndrore zgjedhore dhe jo të bëjë cic-mic duke luajtur me fjalë për të bërë diversion ndaj Partisë Socialiste.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›