E Shtunë, 31 Tetor 2026

Qetsori sot ne gjykate per masen e sigurise

Procesi

Gjykata e Vlores pritet te jape sot masen e sigurise per Qetsor Ferunajn te vetedorezuarin e fundit ne polici per trazirat e ndodhura te enjten e kaluar ne Dukat dhe Orikum. Ai eshte paraqitur para tri ditesh ne polici dhe sot plotesohet afati kohor per paraqitjen e tij ne gjykate per vleresimin e mases se sigurise.

Nderkohe dje rreth 150-200 banore te Dukatit e Orikumit kane pritur perpara Gjykates se Vlores fillimin e seances se mases se sigurise per 14 te ndaluarit. Ka qene i larte edhe numri i efektiveve te policise prezente prane ambienteve te gjykates per te shmangur tensionimin e situates apo incidentet e mundshme qe mund te krijoheshin. Ndersa furgonet e policise sillnin te burgosurit nuk kane munguar duartrokitjet dhe brohoritjet ne mbeshtetje te tyre. Ne perfundim te gjykimit dhe pas lirimit te te arrestuarve nuk kane munguar thirrjet Dukati per djemte dhe djemte per Dukatin. Kishim shume besim te drejtesia dhe nuk na zhgenjeu nje vendim i tille duhet te jepet edhe per Qetsorin personin e fundit qe ndodhet i ndaluar ne polici dhe qe del neser ne gjykate per mase sigurie drejtesia do te jape vendim te drejte dhe per te kane thene dukatasit.

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›