LSI: Punësimi i të rinjve, prioritet

Punësimi i të rinjve mbetet prioritet i LSI-së. Kështu ka deklaruar në ditën e parë të shkollës për arsimin e mesëm dhe fillor, zëvendësekretari i LSI-së, Besjan Pesha. "Punësimi i të rinjve shqiptarë të cilët janë diplomuar apo do të diplomohen në vitet në vazhdim do të mbetet prioriteti jonë ", tha ai.
Zv.Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, i ka bërë apel Bashkisë së Tiranës që të mundësojë ngrohjen në klasat e kryqyetetit, pasi sipas Peshës, ku është problemi më i madh i shkollave në kryeqytet. "I bëj një thirrje të veçantë Bashkisë së Tiranës duke patur parasysh edhe numrin e madh të nxënësve që studiojnë në shkollat e kryeqytetit që të marrë të gjitha masat e nevojshme në mënyrë që ky vit t'i gjejë klasat e kryeqytetit të pajisura me sisteme ngrohje", theksoi ai.