Rumani, ish opozita socialdemokrate vjen në pushtet
Bukuresht - Ish opozita socialdemokrate ka fituar në zgjedhjet parlamentare në Rumani. Komisioni Zgjedhor i Zgjedhjeve ka deklaruar fitoren e Partisë Socialdemokrate me 36 përqind të votave. Ndërkohë, Nacional-liberalët në qeveri të kryeministrit Calin Popescu Tariceanu, me 20 për qind të votave, rezultuan forca e tretë në zgjedhje. Këta të fundit deri tani ata mbanin një qeveri minorance me partinë e pakicës hungareze, e cila fitoi 7 për qind në zgjedhjet e së dielës.
Partia demokratiko-liberale e presidentit të vendit Traian Basescu ka marrë rreth 31 për qind të votave. Rezultati përfundimtar pritet brenda disa orësh. Kryetari i partisë socialdemokrate, Mircea Geoana bëri të dielën publik pretendimin për krijimin e qeverisë së re. Pjesëmarrja në zgjedhje ishte 39 për qind.