LSI Rama Pjesemarrja e Edi Rames ne tryezen per reformen zgjedhore eshte shenje pozitive
Sekretari i Pergjithshem i Levizjes Socialiste per Integrim Luan Rama e ka cilesuar nje shenje pozitive pjesemarrjen e kreut te PS-se Edi Rama ne tryezen per reformen zgjedhore. Socialistet me ne fund po e kuptojne domosdoshmerine e pjesemarrjes dhe te kontributit pozitiv per realizimin e reformes zgjedhore packa se inkonsekuencat ne qendrimet e tyre jane bere tashme nje fenomen i zakonshem - u shpreh Rama. Ai ne emer te LSI-se e ka ftuar Edi Ramen te behet pjese e ketij procesi kaq te rendesishem duke marre parasysh edhe rekomandimet e OSBE/ODIHR-it.
E rendesishme eshte qe deputetet socialiste te shfaqen me pergjegjesite e nje opozite europiane. Eshte e rendesishme te kuptojne qe pjesemarrja dhe jo largimi qe angazhimi real dhe jo demagogjia qe kontributi real dhe jo perpjekjet per ta bllokuar procesin jane ato qe duan qytetaret shqiptare jane ato qe duhet te bejne ne fakt te gjithe aktoret serioze dhe te rendesishem ne vend - u shpreh Rama duke shtuar Une ne emer te LSI-se e ftoj lidershipin socialist te kuptoje dhe me ne fund te behet pjese ne kete proces te rendesishem qe nuk eshte i rendesishem per interesant e nje partie po eshte i rendesishem per standardet evropiane ne te cilat duhet te mberrije Shqiperia edhe ne realizimin e zgjedhjeve.
25 Tetor 2010