LSI, Rama: Transparenca s’bëhet në konferenca shtypi
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama, u shpreh se kjo reformë duhet të nisë sa më parë duke zbatuar rekomandimet e OSBE-ODHIR.
“E theksoj këtë gjë pra , domosdoshmërinë ë e reformës, sepse në më pak së një vit nga ky çast do të kemi të bëjmë me zgjedhjet lokale. Ligji, kodi zgjedhor përcakton qartë që në 6 muaj e fundit para zgjedhjeve nuk mund të bëhen më ndërhyrje në infrastukturën ligjore. Duke ju referuar një praktike negative ku përgjithësisht janë lënë që të bëhen zgjidhjet në momentin fundit, ne dhe një herë apelojmë që me kontributin të gjithëve të nisim nga puna për të realizuar një reformë zgjedhore që të garantojë proces zgjedhor transparent e të pa kontestueshëm”, theksoi Luan Rama.
I pyetur mbi reagimet e Partisë Socialiste për këtë çështje, zyrtari i LSI-së u shpreh se transparenca e zgjedhjeve nuk bëhet në konferenca shtypi.
“Transparenca nuk është çështje që zgjidhet në konferenca shtypi. Transparenca është një çështje ligjore, por edhe kushtetuese. Ndaj draftet e palëve që synojnë përmirësimin ligjor janë mundësia më e mirë për t’u ulur në tryezë të punës dhe për të futur në kodin zgjedhor dhe në të gjithë korpusin akteve ligjore dhe nënligjore, domosdoshmërinë e transparencës.
Pra, respektimi i kushtetutës dhe garantimi i transparencës bëhen me reformën që ne propozojmë dhe me reformën që ne synojmë të realizojmë. Ndaj i ftoj palët që të gjitha kontributet dhe energjitë pozitive për transparencën, t’i sjellim si kontribute në përmirësimin e paketës zgjedhore me të cilën janë zhvilluar zgjedhjet deri tani”, vijoi ai.