Greqinë e pret një tjetër grevë në fillim të korrikut
Burime sindikaliste njoftuan se parashikohet që greva e re të mblidhet gjatë dhjetë ditëve të para të korrikut, kur projektligji i pensioneve dhe reforma e tregut të punës të dërgohen për votim në parlament.
Partia në pushtet, "Pasok", gëzon një shumicë të mjaftueshme në parlament, por në radhët e saj janë shprehur pakënaqësi. Shtypi grek njofton se kryeministri, Jorgo Papandreu ka paralajmëruar se nëse projektligji nuk miratohet, atëherë vendi do të shkojë në zgjedhje të reja, por qeveria mohon që deklarata të tilla të jenë të vërteta.