Fratini dhe Zbogar, kerkuan pershpejtimin e liberalizimit te vizave me BE
Ministri i Jashtem italian, Franko Fratini me se nje here i ka kerkuar nepermjet letrave, ministrave te Jashtem te Bashkimit Evropian, por dhe ne takimet e zhvilluara ne Prage dhe ne Bruksel, per heqjen e regjimit te vizave te Shqiperise me vendeve e BE. Teksa ka marre rolin e avokatit te Shqiperise per liberalizimin e vizave, Fratini ne letren e fundit per homologet e tij evropiane, ka pasur dhe mbeshtetjen e ministrit te Jashtem slloven, Samuel Zbogar. Te dy ministrat ne letren e fundit, kane kerkuar me insistim pershpejtimin e liberalizimit te vizave me vendet e BE, pasi levizja e lire e qytetareve shqiptare do t'i sherbente jo vetem ketij vendi, por dhe stabilitetit ne rajon dhe me gjere.