E Shtunë, 31 Tetor 2026

Kosova, gati per Bill Klintonin

Nen masa te shtuara sigurie, presidenti i 42-te i SHBA-ve, Bill Klinton, te dielen pritet te arrije ne Kosove. Klinton do te takohet me kreret me te larte te shtetit dhe do te marre pjese ne perurimin e shtatores se tij

Kosova po behet gati te prese ish-presidentin e Shteteve te Bashkuara te Amerikes, Bill Klinton. Shef i protokollit te kryeministrit, Edi Sejdiu, thote se Klintoni fillimisht do te kete takim me udheheqesit e larte te vendit. "Ish-presidenti Bill Klinton te dielen, ne ora 12, parashihet qe te mberrije ne Aeroportin e Prishtines. Se pari do te kete takim me kreret e institucioneve te Kosoves, presidentin dhe kryeministrin." "Takimi i dyte qe do te mbahet ne zyren e kryetarit te Kuvendit, Jakup Krasniqi, e me pas do te mbahet seanca solemne, gjate se ciles ish-presidenti Klinton do t'u drejtohet deputeteve me nje fjalim rasti", thote Edi Sejdiu. Pas fjalimit te tij ne Kuvend, ish-presidenti Klinton, se bashku me kreret e larte te vendit, do te bejne perurimin e shtatores se tij. Autoritetet e rendit thone se kane marre te gjitha masat per te siguruar nje ambient te qete me rastin e kesaj vizite. Baki Kelani, zedhenes i Policise se Kosoves, thote se neser do te kete shtim te masave te sigurise. "Policia e Kosoves ka pergatitur planin e saj operativ lidhur me viziten e ish-presidentit Bill Klinton." "Policia ka angazhuar te gjitha patrullat e nevojshme per te mbajtur rendin dhe qetesine gjate kohes kur ish-presidenti Klinton do te jete ne qender te Prishtines", thote Kelani. Nderkaq, zyrtaret e institucioneve kane ftuar qytetaret qe te mblidhen te dielen per ta pritur ish-presidentin Klinton. Qytetaret pohojne se ish-presidenti Klinton meriton pritje madheshtore. "Po, do te dalim ta presim Klintonin. Ai ka bere shume per Kosoven dhe meriton nje pritje madheshtore", thote Marigona Stavileci nga Prishtina. Nezir Hajdari mendon se te gjithe qytetaret e Kosoves duhet te jene te lumtur per kete vizite. "Duhet te dalim. Ai e ka ndihmuar shume Kosoven. Zoti nje dhe ai na kane ndihmuar shume. Patjeter qe duhet te dalim per ta pritur", pohon Hajdari. Edhe Ardita Binaku ka mendim te ngjashem dhe pohon se do te jete i pranishem me rastin e zbulimi te shtatores se Klintonit. "Si nuk do te shkoj ta pres Klintonin?!", shprehet ajo. Shtatorja trimetershe e ish-presidentit Bill Klinton eshte vendosur ne sheshin qe mban emrin e tij ne Prishtine.

Radio Evropa e Lire


Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›