LSI: Rama të dënojë djegien e flamurit të NATO-s
Lëvizja Socialiste për Integrim dënoi sot djegien e flamurit të NATO-s nga ana e protestuesve socialistë.
Sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie, Luan Rama u shpreh se gjeste të tilla në thelb shprehin një mentalitet fondamentalist dhe tejet regresiv, të cilin nuk e bashkon asgjë më trendin evropian të zhvillimeve të vendit.
"Djegia e flamujve, apo thirrjet për djegie flamujsh janë shenja të mentaliteti tejet të prapambetur, janë rudimente të një politike më të vjetër sesa politika e vjetër, e për pasojë ajo çfarë priste dhe pret opinioni nuk është heshtja përballë shfaqjeve të tilla të shëmtuara, por është reagimi i përgjegjshëm qytetarë dhe politik", theksoi ai. Luan Rama ka ftuar kryetarin e Partisë Socialiste që të distancohet dhe të dënojë prerë dhe qartazi, publikisht dhe politikisht, aktin e shëmtuar të djegies së flamurit të NATO-s në protestën e organizuar prej tij.
"Të jesh kontributor do të thotë të orientohesh nga fryma europeiste dhe nga vizioni evropian dhe nga integrimi dhe jo të zgjedhësh rrugën e destruktivitetit dhe demonstrimeve fundamentaliste si ai i djegies së flamurit të NATO-s, apo dhe më keq akoma të heshtësh dhe të bësh sehir kur sheh shfaqe të tilla që nuk kanë të bëjnë aspak me gjithçka shpreh thelbin dhe konstitucionin shpirtëror të shqiptarëve", vijoi ai.