E Shtunë, 31 Tetor 2026

Vijon dita e tretë e grevës së urisë të deputetëve socialistë

Deputetët e Partisë Socialiste dhe si disa militantë të mbledhur para kryeministrisë në Tiranë, po vijojnë ditën e tretë të grevës në bulevardin "Dëshmorët e Kombit" në kryeqytet.
20 deputetë të PS-së, së bashku me 182 mbështetës të tyre të cilët ndodhen në grevë urie në disa çadra përpara kryeministrisë ditën e sotme i është bashkuar edhe kreu i lëvizjes G99, Erion Veliaj. Deputetët dhe mbështetësit e PS në grevë urie që nga mbrëmja e 30 prillit 2010 me kërkesën drejtuar qeverisë për hapjen e kutive të votimeve më 28 qershor dhe kryerjen e transparencës së zgjedhjeve.
Ndërkohë ditën e sotme kreu i Partisë Socialiste Edi Rama ka vizituar sot deputetët grevistë dhe përkrahësit e tyre për t'u njohur me gjendjen shëndetësore duke deklaruar se opozita do të sakrifikojë gjithçka deri në transparencën e zgjedhjeve.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›