E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Rama të kërkojë ndjesë për 21 janarin. Videon e transmetuam pa zë për arsye etike

Share

Lëvizja Socialiste për Integrim, përmes Sekretarit për Çështje Ligjore, Ylli Manjani, u kërkoi ndjesë sot shqiptarëve që e transmetoi videon e Priftit pa zë, duke thënë se e bëri këtë gjë për arsye etike. Videoja, e cila është nën hetim, iu është ofruar atyre nga ekspertët shqiptarë, të cilët tani rrezikojnë të përballen me prokurorinë.

Por ndërsa kërkuan ndjesë për videon, LSI kërkon që Rama të kërkojë ndjesë për 21 janarini. Duam sot të sigurojmë opinionin publik se as streha politike e partisë së zotit Rama e as imuniteti juridik i prokurorisë së Republikës, nuk i shpëton dot ata nga përgjegjësia para ligjit. Këta zotërinj janë pjesë e skenarit të dhunës së 21 Janarit, dhe nëse i shpëtojnë prokurorisë nuk kanë shans ti shpëtojnë drejtësisë. Për këtë jemi të bindur tashmë në provat që kanë lëne vetë këtë radhë me zë e me figurë. Kam edhe autorizimin e zotit Braho të kërkoj ndjesë nëse për arsye etike zëri ishte i ulur mbrëmë në atë video të tmerrshme që pamë, tha Manjani.

LSI denoncon sot, edhe njëherë publikisht se dhuna që buron nga paratë e fëlliqura që vijnë nga pushteti i pamerituar i përfaqësuesve publikë (sot limonë të shtrydhur) është e pa pranueshme dhe madje e dënueshme. Ne nuk kemi punë me fatin politik e personal të askujt që ka probleme me ligjin dhe me drejtësinë. Por si parti politike, kërkojmë që organizatorët e dhunës së 21 Janarit që nxitën përplasjet e dhunshme me forcat e sigurisë në vend, minimalisht tu kërkojnë ndjesë shqiptarëve që i mashtruan dhe i hodhën mish për top, ndërkohë që vetë u fshehën pa burrërisht dhe fërkuan duart kur numëruan viktimat,që ju interesuan paturpsisht.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›