LSI: Rama të pranojë humbjen, t’i rikthehet jetës institucionale
TIRANË- Lëvizja Socialiste për Integrim i kërkon Ramës të pranojë humbjen në Tiranë dhe t’i drejtohet gjykatës nëse ka kontestime për procesin. Në një konferencë për shtyp sekretari i cështjeve ligjore në LSI Ylli Manjani e ka cilësuar procesin e numërimit të votave brenda të gjitha standarteve dhe se fletët e votimit sipas tij, kanë pasur të gjitha elementët e sigurisë.
“Fleta e votimit është një dokument zyrtar shumë i mbrojtur. Përvec elementëve të sigurisë që parashikon kodi zgjedhor për këto zgjedhje, me kërkesë të posacme të Partisë Socialiste, Komisioni Qendror i Zgjedhjeve miratoi edhe elementë të tjerë shtesë sigurie, sipas së cilës kryetari dhe nënkryetarja e KQZ-së kishin të drejtë të vendosin një shenjë të fshehtë në fletën e votimit. Pra zonja Subashi, përfaqësuese e deklaruar tashëm e zotit Rama në KQZ, ka vendosur një shenjë të fshehtë, të cilën nuk e kontestoi gjatë gjithë procesit të numërimit. Ne dëshirojmë ta ftojmë zotin Rama dhe të tjerët rreth tij, të qetësohen, të pranojnë rezultatin e zgjedhjeve në Tiranë dhe në të gjithë Shqipërinë, të pranojnë faktin se kryetari i PS-së doli për herë të parë në opozitë dhe t’i kthehen jetës institucionale në vend", tha Manjani.
Sipas Manjanit, pretendimet e opozitës për manipulim të shifrave janë të pabaza dhe qëllim të vetëm kanë ripërsëritjen e zgjedhjeve.
(m.a/NEWS24/BalkanWeb) Lidhje te tjera VIDEO: LSI: Rama të pranojë humbjen, t’i rikthehet jetës institucionale