E Shtunë, 31 Tetor 2026

PS: Prokuroria të ndëshkojë falcifikatorët e zgjedhjeve

TIRANË- Anëtarja e Kryesisë së Partisë Socialiste Megi Ajtyresa reagoi pas deklaratës së LSI e cila i kërkonte Ramës të pranonte humbjen në Tiranë. Sipas saj, PS ka prova që zgjedhjet u manipuluan në tavolinën e Ristanit, ndërsa theksoi se këto prova do të dorëzohen në prokurori.

“Shqiptarët panë me shifra dhe jo me fjalë vjedhjen e organizuar nga Saliu në tavolinën e Ristanit. Cdo ditë ne do hedhim dritë mbi kutitë e manipuluara për të përmbysur fitoren tonë në Tiranë. Që nesër edhe prokuroria do disponojë të gjithë të vërtetën e këtij kanibalizmi elektoral”, tha Ajtyresa.

Në emër të Partisë Socialiste, Ajtyresa i kërkoi Kolegjit Zgjedhor të vendosë drejtësi, ashtu sic ligji e parashikon, ndërsa nga prokuroria kërkoi ndëshkimin e falcifikatorëve të zgjedhjeve.
“Kusarët e votave janë kapur me prova tronditëse që flasin vetë. Tirana nuk mund të gjunjëzohet me vota të vjedhura pas një numërimi që na nxorri fitues në sytë e cdo shqiptari. Presim nga Kolegji Zgjedhor të japë drejtësi në emër të ligjit, ndërsa nga prokuroria që të ndëshkojë ligjërisht falcifikatorët e zgjedhjeve”, përfundoi përfaqësuesja e PS.
(m.a/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›