E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI: Reforma në Drejtësi po aprovohet pa u konsultuar

Zv-Sekretarja e përgjithshme e LSI, Brizida Gjikondi dha sot një deklaratë për mediat ku bëri të ditur shqetësimin lidhur me Reformën per Drejtesi. Gjikondi i bëri thirrje Ramës për të qënë më konkret në qëndrimin për këtë Reformë 

TIRANE-LSI shprehu shqetësimin se mazhoranca po zgjedh rrugë antiligjore që të miratojë me shpejtësi në Parlament disa nga ligjet themeltare të Reformës për Drejtësi. Zv-Sekretarja e përgjithshme e Lëvizjes Socialiste për Integrim, Brizida Gjikondi dha sot një deklaratë për mediat ku bëri të ditur shqetësimin lidhur me Reformën per Drejtesi. Gjikondi i bëri thirrje gjithashtu edhe kreut te opozitës, Edi Ramës për të qënë më konkret në qëndrimin për këtë Reformë.
“Këto ligje të rëndësishëme po çohen për aprovim në parlamentin shqiptar pa u konsultuar me grupet e interesit, pa përmbushur orientimet e kriteret e BE, duke deformuar tërësisht themelet e sistemit të Drejtësisë shqiptare si dhe duke tronditur sërish ndarjen dhe ekuilibrin e pushteteve kushtetuese”.

Sipas LSI me këtë nismë të padrejtë, Qeveria Berisha, po injoron Progres Raportin e fundit të BE-së, që kritikonte rrugen që po ndiqte kjo mazhorancë kundrejt Reformës në Drejtësi.
Gjikondi i bëri thirrje gjithashtu edhe kreut te opozitës, Edi Ramës për të qënë më konkret në qëndrimin për këtë Reformë.
”Gjithashtu LSI kundrejt një reforme kaq thelbësore për shtetin shqiptar sic është ajo në drejtësi i kërkon publikisht Kryetarit të Partisë Socialiste zotit Edi Rama të jetë më konkret në pozicionimet që mban kundrejt kësaj Reformë”, tha Gjikondi duke shtuar se “kjo reformë nuk është mjet as qëllim për të rritur presionin dhe pazaret e Ramës ndaj Berishës por një ardhmëri decizive për fatet e Shqipërisë Europiane”.

(d.b/BalkanWeb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›