Zjarri në magazina, miliona euro dëme, nuk dihen ende shkaqet
Një ditë pas zjarrit gjigant që shkrumboi tërësisht magazinën e kompanisë “Henery shpk”, duken qartë pasojat shkatërruese, por ende nga policia nuk ka një version zyrtar për shkakun e zjarrit, që shkaktoi miliona euro dëme.
TIRANE- Në zonës e kompanisë hidrosanitare “Henry shpk”, një ditë pas zjarrit të madh, ndjehet ende ajri i rëndë i djegies së plastikës, ku zjarri gjigant shkaktoi miliona euro dëme në magazinën e kësaj firme. Sot në vendngjarje ka qenë vetëm një makinë zjarrfikëse, e cila ka shuar pjesën e mbetur të flakëve.
Nga zjarri i fuqishëm që përfshiu magazinat e kompanisë “Henry shpk”, ka lënë pasoja shkatërruese, flakët e mëdha që nxinë qiellin, janë zëvendësuar nga hiri i pajisjeve hidrosanitare që ishin brenda në magazinë. Zjarri gjigant i ditës së djeshme ka sjell panik të madh tek njerëzit, ndërsa zjarrfikësit nga Tirana, Durrësi, Kruja e Lezha u janë dashur rreth 5 orë lufte me flakët për ti shuar.
Në vendin e ngjarjes kanë shkuar menjëherë edhe forca të shumta policie dhe një grup hetimorë për të nxjerr shkaqet që ka shkaktuar miliona euro dëme, por ende nuk dihet nëse zjarri ka qenë i qëllimshëm apo aksidental. Përfaqësues të kompanisë “Henry shpk” të shokuar nga shkatërrimi i biznesit të tyre nuk kanë publikuar ende vlerën reale të dëmit, por kanë deklaruar se llogaritet me miliona euro.
Ngjitur me magazinën e kompanisë “Henry shpk” është edhe magazina e firmës “Agro Plant” që merret me prodhimin e tubave plastik dhe sipas zjarrfikësve nëse zjarri i favorizuar nga era do të përhapej më shumë, pasojat do të ishin shumë të rënda. (a.r/news24/balkanweb)