E Shtunë, 31 Tetor 2026

Ulëz, protestë për shpronësimet

ULEZ - Përfaqësuesit e 280 ish-pronarëve të tokave të përmbytura nga liqeni i Ulzës dhe Shkopetit kanë protestuar dje në mesditë në qendër të qytetit.

Me parulla e pankarta në duar ata kanë kërkuar kthimin dhe kompensimin e pronave të përmbytura. Banorë të luginës së Matit dhe fshatrave Bushkash, Baz, Ulëz, Shkopet, Urakë, Myz Xhetani, Ndrelalaj dhe Rrethe Baz kanë protestuar për afro një orë. Ata janë shprehur se, nëse strukturat shtetërore nuk marrin masa për zgjidhjen e problemeve që ato kanë, atëherë protestat do të përshkallëzohen deri në bllokimin e rrugës nacionale Milot-Peshkopi. Sipas protestuesve, Agjencia Rajonale e Kthimit dhe Kompensimit të Pronave në Dibër ka bllokuar dorëzimin e dokumenteve ligjore të pronarëve. Një nga paradokset e dy viteve të fundit është edhe ligji i miratuar për tokat e përmbytura nga Parlamenti, i cili nuk u shoqërua me caktimin e çmimit të tokës së përmbytur, që tani klasifikohet si tokë “truall industrial” në bazë të ligjit të ri.                        e.d

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›