E Shtunë, 31 Tetor 2026

OSBE takohet me anëtarë të LSI-së

Ambasadori i OSBE në Tiranë Robert Bosch, duke iu përgjigjur protestës së LSI-së për votën në Shqipëri deklaroi se kjo organizatë nuk do të ndërhyjë për vendime të marra nga Parlamenti. Megjithatë Bosch pohoi se ai mbështet përbërjen me 9 anëtarë të KQZ-së, sikundër është dhe skema që kërkon LSI. 

TIRANE- Megafoni nuk do të mbetet më një mjet që politikanët shqiptarë përdorin për të ngritur zërin. Ambasadori i OSBE-së në Tiranë Robert Bosch, i është përgjigjur me të njëjtën mënyrë protestuesve të LSI-së, përpara zyrave të kësaj organizate. Pas thirrjeve të protestuesve për dhunim të votës shqiptare, titullari i OSBE-së ka deklaruar se është Kuvendi institucioni i cili merr vendime, të cilat duhet të respektohen nga gjithkush.
Bosch ka kërkuar që të priten rezultatet e punës në Kuvend lidhur me gjithçka në Reformën Zgjedhore. Përballë presionit të protestuesve Bosch ka pohuar se e shikon me të përshtatshme përbërjen e KQZ-së, sipas skemës 4 e djathta, 4 anëtarë e majta dhe një propozuar nga Presidenti, sikundër ka qenë deri pak kohë më parë. (a.r/news24/balkanweb)

Më shumë nga Aktualitet

Të gjitha ›