Berisha: Opozita, e zhytur ne batakun e bllofeve

Madje, kryeministri ka bere pergjegjes kryetarin e PS, Edi Rama per zhytjen e opozites ne ate qe ai e ka quajtur “batakun e bllofeve”.
“Ky mocion fakton se shoku Rama e ka zhytur kete opozite ne batakun e bllofeve, mashtrimeve dhe falsifikimeve si asnje opozite tjeter e ketij kontinenti. Opozita nuk u paraqet shqiptareve asnje propozim zhvillimi, por vetem pret te shpalle te vdekurit te ekzekutuar dhe te pafajshmit kriminele. Ajo flet vetem llogje, zhurma dhe bllofe. Por une jam i vendosur ta respektoj ate dhe t’i pergjigjem kerkesave te saj, pavaresisht komplekseve te shumellojta”, ka deklaruar Berisha.
Kryeministri ka shkuar edhe me tej duke e akuzuar te majten, kur ajo ishte ne pushtet, per lidhje te forta me krimin e organizuar, i cili sipas tij kontrollonte institucionet shteterore.
“PD dhe aleatet nisen qeverisjen kur krimi i organizuar ishte i lidhur me politikane, qeveritare dhe gjyqtare. Ai bente ligjin ne Tirane, Durres, Elbasan e qytete te tjera. PD erdhi ne pushtet kur boset si Aldo Bare, Lul Berisha e Nehat Kulla ndanin fitimet me politiken. PD erdhi ne pushtet kur liria e tregut ishte e kontrolluar nga monopolet dhe klanet mafioze dhe kur procesi i integrimit ishte ndalur per shkak te krimit te organizuar. Keto ishin problematikat me emergjente me te cilat perballej qeveria”, ka pohuar Berisha.
Kryeministri ka theksuar me tej se ishte kjo mazhorance qeverisese qe solli ndryshimin e shumepritur nga shqiptaret dhe qe solli arritjet me te medha te vendit, si anetaresimin ne NATO dhe nenshkrimin e MSA.
“Ne keto kushte per Shqiperine ndryshimi ishte imperativi me madhor. Koha per ndryshim ishte motivi yne elektoral dhe filozofia jone. Shqiptaret prisnin nje Shqiperi ndryshe. Pohoj ne kete mocion se keto tre vite ishin vite te transformimeve madhore. Reformat tona te thella u shnderruan ne ndryshime per shqiptaret. Keto jane vitet e shpalljes se pavaresise se Kosoves, anetaresimit ne NATO, nenshkrimit te MSA. Jane vitet e lehtesimit te vizave ne vendet e BE, vite te cilat kontributi modest i Shqiperise per paqen ne bote u rrit ne menyre te ndjeshme”, ka shtuar Berisha.