E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI Tirane Shezai Rrokaj zgjidhet kryetar

Kryetar i ri i Levizjes Socialiste per Integrim per qytetin e Tiranes eshte zgjedhur Shezai Rrokaj aktualisht dekan i Fakultetit te Historise dhe Filologjise te Universitetit te Tiranes.

Rezultati per kreun e ri te LSI-se se kryeqytetit ka dale ne oret e vona te nates dhe sipas rezultateve paraprake zyrtare te LSI-se bene te ditur fitoren e profesor Rrokajt nderkohe qe shifrat pritet te behen te ditura sot.

Levizja Socialiste per Integrim zhvilloi dje zgjedhjet e saj per drejtuesit e deges se Tiranes ku numri i anetareve qe votuan ishte 60 e numrit total te anetaresise ne kryeqytet. Keshtu dje nga 7300 anetare te LSI-se ne te gjithe kryeqytetin moren pjese 4288 votues te cilet votuan ne 12 qendra ne te gjithe Tiranen. Te dhenat per te gjithe procesin e zhvilluar diten e djeshme i dha sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama.

Eumlshte fakt me rendesi per anetaret dhe veprimtaret e LSI-se por dhe per opinionin publik te bej te ditur se ne zgjedhjet e sotme kane marre pjese 4288 votues nga rreth 7300 anetare afersisht 60 e efektivit te LSI-se per Tiranen theksoi Rama. Sipas tij rezultatet per te gjitha postet ku kandidojne nje sere perfaqesuesish te LSI-se do te dalin ne ditet ne vazhdim pervec procesit te numerimit te votave per kryetarin e deges se Tiranes i cili u be i ditur mbremjen e djeshme.

Por sipas Luan Rames ky proces qe po celet ne Tirane do te vazhdoje ne te gjithe vendin ne menyre qe strukturat ne baze te LSI-se te pesojne nje rifreskim perpara zgjedhjeve te ardhshme vendore te 8 majit. Kjo eshte vetem faza e pare sepse ne do ta vazhdojme kete proces ne te gjithe Shqiperine dhe e gjithe fushata eshte e fokusuar te riorganizimi teresor i partise per te perballuar sfiden e zgjedhjeve te ardhshme lokale theksoi sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Po keshtu Rama theksoi edhe rendesine qe kishte fakti se ky proces zhvillohej nepermjet parimit nje anetar-nje vote.

Ne kerkojme qe te deshmojme me kete rast se vlerat e demokracise parimet e shenjta mbi te cilat ndertohet demokracia dhe qe ka ne themel voten e lire te cdo qytetari jane nje institucion shume i rendesishem ne LSI theksoi sekretari i pergjithshem i LSI-se Luan Rama. Levizja Socialiste per Integrim nje vit me pare lidhi nje marreveshje me Partine Demokratike per sa i perket bashkepunimit te ketyre dy forcave politike ne zgjedhjet lokale te 2011-s. Por perfaqesues dhe drejtues te larte te LSI-se kane theksuar se ne disa qytete te medha te vendit dhe po keshtu edhe ne disa komuna te rendesishme Levizja Socialiste per Integrim do te paraqitej me kandidatet e saj.

Nga ana tjeter edhe PD ka bere te qarte se ajo do ta vendose kandidaturen e saj per zgjedhjen e kryebashkiakut te Tiranes kandidature e cila pritet te marre edhe mbeshtetjen e LSI-se. Zgjedhjet e ardhshme lokale jane edhe prova e pare e LSI-se perpara elektoratit te saj pas koalicionit qe kjo force politike beri me PD-ne e drejtuar nga Kryeministri Berisha. Ne zgjedhjet lokale te vitit 2007 LSI doli ne koalicion per zgjedhjet vendore me Partine Socialiste koalicion fale te cilit e majta fitoi pjesen me te madhe te bashkive te medha te vendit. Ndersa ne zgjedhjet e pergjithshme te vitit 2009 LSI doli e pavarur ne zgjedhje dhe beri aleance paszgjedhore me PD-ne.

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›