LSI: Turizmi do të jetë një sektor me rëndësi ekonomike
Lëvizja Socialiste për Integrim e cilëson turizmin një sektor kombëtar me rëndësi të madhe ekonomike, që kërkon veprime dhe qëndrime të shumëanshme. Sekretari i Përgjithshëm i LSI-së, Petrit Vasili, duke deklaruar këtë fakt tha gjatë një konference për shtyp se, “turistët duhet të jenë në vëmendje të shtetit shqiptar". Sipas tij, "turizmi duhet të garantojë një Shqipëri, që duhet të jetë shtëpia turistike e madhe për të gjithë”. "Pushteti lokal dhe ai qëndror duhet të bashkëveprojnë intensivisht dhe shërbimet publike që ofrohen, duhet të jenë në maksimumin e efiçencës së tyre”, u tha Vasili gazetarëve. I pyetur në lidhje me negociatat mes PD-LSI, ai tha se, “ato nuk kanë nisur, pasi do të vijnë në kohën e duhur.” Përfaqësuesi i LSI-së, Petrit Vasili, mohoi një takim të cituar nga media mes Kryeministrit Berisha dhe Kryetarit të LSI-së, Ilir Meta, duke thënë se "gjithçka është e pavërtetë". Ai theksoi se "negociatat për aleancën që do drejtojë vendin gjatë 4 viteve të ardhshme, do të jenë transparente".
...