E Shtunë, 31 Tetor 2026

LSI, Vasili: PS dhe PD të "shuajnë" konfrontimet

“Imazhi i vendit është cenuar rëndë nga këto zgjedhje pa standarde dhe çdo hap i metejshëm i papërgjegjshëm lidhur me tensionimin e situatës do të çonte në një prishje të imazhit me pasoj afatgjata dhe shumë të dëmshme për vendin dhe procesin e integrimit të vendit ku përgjegjësia do të rëndonte mbi këto dy forca politike”-theksoi Petrit Vasili, sekretar i Përgjithshëm i LSI-së.

Ai ka kërkuar nga dy partitë e mëdha, që të heqin dorë nga përpjekjet për të ndryshuar rezultatin e zgjedhjeve si dhe të mos krijojnë tensione artificiale që çojnë vendin në konfrontime të panevojshme midis qytetarëve si dhe të largojnë personat me detyra shtetërore në pushtetin qendror dhe ate lokal nga qendrat e administrimit të zgjedhjeve.

 “Kërkojmë qartë dhe prerë që të respektohet Kodi Zgjedhor i miratuar nga vetë këto dy forca politike si dhe të gjitha proceduart e ligjshme të ankimimit si dhe institucionet e ngarkuara me ligj. Edhe një herë Ju bëjmë thirrje Berishes dhe Rames qe te presin me qetësi rezultatet e zgjedhjeve dhe të mos pengojnë më tej komisionet e administrimit zgjedhor që ato ne respekt të ligjit të mbyllin sa më shpejt këtë proces të stërzgjatur që ai të mos degjenerojë më tej në shërnnaja politike, sepse interesat, imazhi dhe e ardhmja e vendit janë shumë me të rendësishshme se interesat partiake”-tha më tej Vasili.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›