E Diel, 1 Nëntor 2026

Mblidhet kryesia e LSI-së, asnjë vendim për koalicion

Pas mbledhjes, sekretari i Përgjithshëm i kësaj partie Petrit Vasili deklaroi se procesi i numërimit të votave ka hyrë në komprementim të thellë. Edhe kësaj here, akuzat e hedhur në drejtim të kreut të Partisë Socialiste Edi Rama nuk kanë munguar. “Rama s’ka asnjë të drejtë as politike, as publike as morale që të flas në emër të mandateve të LSI-së. Përkundrejt apeleve të shumta për bashkëpunim dhe për mbrojtjen e votës së shqiptarëve, Rama ka konsumuar veprën e dirigjim të një informacioni të varte me elemente policor dhe financiare më qëllim asgjësimin e LSI-së, duke përdorur jo vetëm elementët të shkeljes së ligjit, por dhe aktivizimin e instrumenteve të tilla thellësisht të patolerueshme sic janë aktivizimi i rave për korruptimin në themel të procesit, ne kemi qenë koherent në raportin me të majtën, por hartuesit e kodit zgjedhor shkaktuan humbjen e së paku 12 mandateve të së majtës dhe në veçanti të LSI-së, por kjo përgjegjësi dhe reflektimit që duhet të ndodhin në PS janë një çështje e tyre e brendshme ndërsa ne do ta evidentojmë këtë krim dhe të mos lejojmë që të shprehet në emër të sakrificës të njerëzve të LSI-së që kanë siguruar 4 mandate dhe që janë përfaqësimin i ndershmërisë  të këtyre zgjedhjeve”-tha Vasili për mediat.

Duke folur për një koalicion me njërën prej partive të mëdha, zyrtari i lartë i LSI-së, ka deklaruar se deri më tani nuk është vendosur asgjë në drejtim. “LSI nuk ka asnjë vendim politik lidhur me çështjen e ndërtimit të koalicioneve që kanë të bëjnë me qeverisjen e re, ajo ka ngarkuar të gjithë grupin e ekspertëve dh personave të ndjekin këtë proces dhe po pret me qetësi rezultatin përfundimtar të zgjedhjeve, dhe mbas marrjes së rezultati analizës së kontekstit politike shoqëror dhe elektoral do të mbledh forumet e saj  dhe do tiu njoh me këto vendime në kohën dhe momentin e duhur”-tha më tej ai. 

Kryesia e kësaj partie ka vendosur, që grupi i ekspertëve dhe i përfaqësuesve të LSI të vë në dispozicion dhe të ndjek me përgjegjësi të plotë të gjithë procesin e ankimit, të gjitha fakteve shumë komprometuese që kanë ndodhur në procesin e konsumimit të korrupsionit elektoral, që disponojnë të gjitha kasetat filmike që demonstrojnë qartë se çfarë kanë ndodhur si dhe procesverbalet që kanë pa përputhshmëri skandaloze, dhe të aktivojë procesin e ri numërimit në të gjitha ato kuti votimi të cilat vërehen mospërputhje të jashtëzakonshme dhe që kane kompromentuar rëndë votimin.

                                                                                             

Më shumë nga Politika

Të gjitha ›