LSI: Vonesat per reformen Zgjedhore, PS pergjegjese
Levizja Socialiste per Integrim ka vleresuar dje se partite politike jane tejet te vonuara per reformen zgjedhore. Sekretari i Pergjithshem i LSI-se, Luan Rama ka bere pergjegjese per kete gje Partine Socialiste, duke e akuzuar ate se me qendrimet e saj tregon se nuk ka interes te behet reforma zgjedhore. Duke shprehur qendrimin pro reformes te PD dhe LSI, Rama shtoi se "nese ka te tjere qe i shmangen pergjegjesise per ta realizuar kete reforme apo me keq akoma nuk duan qe te behet kjo reforme kjo eshte ceshtje e tyre dhe ne nje fare menyre i nxjerre ata ne menyre zbuluar perballe qytetareve shqiptare". Ai e ka cilesuar mungesen e reformes si nje ceshtje qe duhet te kishte perfunduar dhe mungesa e saj lidhet me njerez te vecante, duke nenkuptuar lidershipin e PS-se. "Reforma zgjedhore eshte nje ceshtje e rendesishme dhe fakti qe duhet realizuar, nuk ka te beje me vullnete individuale dhe vullnete qe bazohen mbi interesa parciale te individeve te caktuar", u shpreh Rama.